Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh mes tyre? Beati mban Dea Mishel në krahë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Kur Amosi ishte ende pjesë e shtëpisë, ai dhe Dea Mishel shprehën pëlqimin dhe simpatinë që kishin për njëri-tjetrin. Tashmë u bënë disa javë që Amosi është larguar nga shtëpia e së fundmi është shfaqur një shoqëri e mirë mes Deas dhe Beatit. Ditën e sotme teksa vazhdonin akoma lojën me litar nga Vëllai i Madh, Beati e ka mbajtur Dean në krahë dhe nga oborri janë aftuar drejt sallonit.

Prej disa ditësh e kemi parë Luizin teksa përlotet i vetëm në oborr, sapo zgjohet nga gjumi. Ama askush nuk e dinte arsyen dhe as nuk e ka biseduar me asnjë nga banorët e tjerë. Gjatë spektaklit të fundit ai ka treguar arsyen.

Ditën e djeshme, Valbona Mema është larguar nga shtëpia e “BBV”. Në zarfin nga Vëllai i Madh është shpjeguar për banorët arsyeja e këtij largimi të papritur të saj.