E ftuara e sotme në “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro vjen pas një momenti kulmor në karrierën e saj, shpalljes fituese e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Në këtë intervistë ekskluzive, Selin ndan për herë të parë me dëgjuesit e radios emocionet pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke treguar si e përjetoi fitoren, presionin e publikut dhe ndryshimin e menjëhershëm që solli ky eksperiencë në jetën e saj personale dhe profesionale.
Gjatë rrëfimit, ajo ndalet te rrugëtimi i saj brenda spektaklit nga momentet e para të pasigurisë, te krijimi i aleancave, sfidat emocionale dhe përballjet e forta që e formësuan si personazh publik. E njohur për karakterin e saj të fortë dhe autenticitetin, ajo arriti të fitojë zemrat e publikut duke qëndruar besnike ndaj vetes. Sot, përtej trofeut, ajo shihet si një figurë në rritje në showbiz-in shqiptar, me plane të reja dhe një audiencë që e ndjek me interes çdo hap të saj. E pyetur se kush e ka përjetuar më keq fitoren e saj nga finalistët e këtij edicioni, Selin u përgjigj:
Fatkeqësisht, unë kam dëgjuar shumë intervista të finalistëve dhe kam parë që të gjithë në një mënyrë, ose një tjetër, e paskën vuajtur për aq kohë sa dëgjoj emrin tim në çdo intervistë të tyren. Mendoj se dikush më shumë, dikush më pak, të tre nga ata mendoj se normalisht është finalja dhe të mos e fitosh…
Kush mendon ajo se është mërzitur më shumë nga ata?
Unë do thoja Miri sepse normalisht arriti deri tek podi final dhe aq afër fitores. Edhe unë po të isha, do më vinte shumë keq.
Elona Duro shtoi se Miri në Post BBV nuk u shpreh kështu, por ishte Mateo ai i cili shprehu pakënaqësi. Si u përgjigj Selin?
Epo, e përshëndes Mateon.
E pyetur gjithashtu nga studentët e gazetarisë, të cilët ndodheshin me moderatorët në studio, se nëse i kishte dhënë lek Gimbos nga çmimi i saj i madh, Selin u përgjigj në formë shakaje:
Gimbo do thoja më jep, nuk i jap, por nuk po i japim këto informacione këtu. Se bëj shaka. Çmimin e madh unë e kam thënë se ku e ka destinacionin. Nuk e kam marrë akoma për ta çuar diku, kështu që në momentin që do ta marr, do t’a çoj aty ku kam thënë.