Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Debati Romeo-Roza/Luixhino, Silvester dhe Frenki japin opinionin e tyre: “E zhgënjyer pak nga…”

Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë balerinët Luxhino Hala, Frenki Ziaj dhe Silvester Shuta për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Mbrëmjen e kaluar gjatë spektaklit sigurisht që edhe debatet mes banorëve nuk munguan dhe në lidhje me këtë në Top Albania Radio u ngrit një sondazh me pyetjen se cili prej tyre arriti të tëhiqte më shumë vëmendjen dhe me një rezultat rreth 67% ishte Romeo-Roza.

Si e kanë parë Frenki, Luixhino dhe Silvester këtë dhe cili është mendimi i tyre?

Luixhino: Romeo – Roza është bërë si telenovelë pak a shumë sepse ka disa ‘Prime’ që ka një lloj debati, më duket ndonjëherë sikur kanë hatërmbetje midis tyre që jashtë shtëpisë. Mendoj që e kanë edhe për shkak të ‘fan base’ që kanë jashtë.  

Frenki: Mendoj për Rozën dhe Romeon. Faktikisht jam zhgënjyer pak nga Romeo për mënyrën se si po paraqitet. Do të doja të bënte lojë mendoj se ai lojën mund ta bëjë mirë. Momentalisht, po mundohet të mbajë këtë djalin e sinqertë. Shumë çapkën më duket si djalë dhe me atë lloj qetësie dhe drejtësie nuk po më rri.  

Silvester: Të gjithë mendoj se do t’i ndihmojë kjo pjesa e popullaritetit. Më pëlqen si tip, si personazh më pëlqen si djalë. Pavarësisht se mbase loja ende nuk i ka filluar.