Celebrities Showbiz

E pyesin për marrëdhënien e saj me The Weeknd, Angelina Jolie reagon kështu…

Pas thashethemeve se Angelina Jolie dhe The Weeknd mund të kenë nisur një romancë të re së bashku sepse u panë duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, dyshja janë fotografuar shumë herë së bashku dhe kanë shtuar zërat se mes tyre mund të jetë duke lindur diçka. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka komentuar këtë situatë.

Së fundmi, Jolie iu shmang pyetjes në lidhje me natyrën e marrëdhënies së saj me The Weeknd gjatë promovimit të filmit të saj të fundit, “Eternals”. Ndërsa shfaqej në një intervistë të fundit në “E!News” me kolegen e saj, aktoren Salma Hayek, prezantuesi Justin Sylvester e pyeti Jolie nëse fëmijët e saj janë më të emocionuar për filmin e saj apo miqësinë e saj me këngëtarin The Weeknd. Jolie u përgjigj se:

Ata janë shumë të emocionuar për këtë film, nëse kjo është ajo që po kërkoni. Ata janë shumë të emocionuar për këtë film.

Ndërsa një burim i brendshëm ka thënë për “The Sun” më parë se çifti janë thjesht miq tani, këngëtari nuk e ka fshehur faktin se ai ka patur një pëlqim të madh për Angelina-n për vite me rradhë.

Rikujtojmë se, kantautori i nominuar për çmim ‘Oscar’ The Weeknd u emërua si Ambasador i Vullnetit të Mirë i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara gjatë një pritjeje në Hollywood-in Perëndimor ditën e djeshme. Djali 31-vjeçar kanadez ka dhuruar mbi 4 milionë dollarë për bamirësi vitin e kaluar, përfshirë 1 milion dollarë për përpjekjet e ‘WFP’ në Etiopi.