Celebrities Gossip Showbiz

E ‘thumboi’ në rrjete sociale, Alban Skënderaj ia kthen Flori Mumajesit!

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Së fundmi Flori Mumajesi ka ‘thumbuar’ Albanin teksa ka postuar dy foto të tyre, ku shihen të jenë veshur me të njëjtën xhaketë dhe me anë të shkrimit në foto Flori është shprehur:

Ta dhash 1 xhirro pallton për sebep jo për foto… 

Nxirre dorën nga xhepi i nxirë

Epo duket se Albani nuk ka dashur ta anashkaloj këtë edhe pse i ka kthyer një përgjigje pas disa ditësh, ku ka postuar një foto tjetër me atë veshje dhe ka shkruar diçka për të sqaruar të gjithë ndjekësit e tij dhe ka etiketuar në postim Florin.

Ju betohem që është e imja palltoja.

Para disa ditësh  Elgiti ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Unë dhe ti”. Shumë prej artistëve e kanë suportuar këtë projekt të tij, duke e publikuar në rrjetet e tyre sociale dhe një ndër ta ka qenë edhe Alban Skënderaj. Ama në postimin e tij vihet re edhe një ‘thumb’ për Elgitin në lidhje me titullin e këngës, pasi duket se e ka kopjuar nga një këngë shumë e njohur e Alban Skënderaj publikuar 6 vjet më parë, e cila titullohet gjithashtu “Unë dhe ti”.