Autoritetet në Bali kanë nisur një fushatë të re kundër influencerave dhe krijuesve të përmbajtjes që hyjnë në ishull me vizë turistike, por më pas kryejnë aktivitet profesional në rrjete sociale në këmbim të përfitimeve si akomodim falas në hotele luksoze, vila, restorante apo Spa. Sipas autoriteteve, shumë persona po përdorin statusin e turistit ndërsa në realitet punojnë duke prodhuar video, “reels” dhe postime promocionale për biznese lokale.
Këto shërbime konsiderohen formë reklamimi dhe, si të tilla, përbëjnë aktivitet ekonomik. Për këtë arsye, Bali ka krijuar një njësi të posaçme kontrolli, e cila vepron si në terren në zonat më turistike, ashtu edhe përmes monitorimit të rrjeteve sociale. Ndërkaq, Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të turizmit evropian, falë plazheve magjepsëse, çmimeve të përballueshme dhe natyrës së paprekur, sipas medias suedeze “Dagens”.
Shqipëria po konsolidon gjithnjë e më shumë pozitat e saj si një nga destinacionet turistike më tërheqëse në Evropë. Mediet ndërkombëtare vijojnë t’i kushtojnë vëmendje Shqipërisë, ndërsa numri i turistëve të huaj që zgjedhin bregdetin dhe qytetet historike shqiptare është në rritje të vazhdueshme. Së fundmi, gazeta suedeze “Dagens” na ka renditur mes destinacioneve që po fitojnë popullaritet të madh mes pushuesve evropianë, si një alternativë tërheqëse kundrejt vendeve tradicionale të Mesdheut, si Spanja, Greqia dhe Italia.