Bota

Edhe këtë kishim mbetur pa dëgjuar nga ai, arrestohet Hasbulla Magomedov!

Së fundmi është bërë e ditur se është arrestuar ambasadori i UFC dhe sensacioni i mediave sociale Hasbulla Magomedov për shkak të shkeljeve të shumta gjatë drejtimit të automjetit. 20-vjeçari dhe miqtë e tij kishin bllokuar një rrugë kryesore për të bërë donuts pasi ishin të ftuar në një dasmë. Hasbulla në rrjetet sociale kërkoi falje për ngjarjen dhe premtoi se nuk do ta bënte më kurrë teksa konfirmoi se nuk ishte ai që drejtonte makinën.

Ministria e Punëve të Brendshme të Dagestanit bëri një deklaratë në të cilën thuhet se djegia e gomave dhe bllokimi i rrugëve është një traditë e zakonshme në vend kur festohet një martesë. Hasbulla, i cili ka mangësi të hormonit të rritjes, e njohur më shpesh si “nanizëm”, u bë viral për herë të parë në vitin 2021 dhe tani ka mbi 9 milionë ndjekës në Instagram. Kjo është hera e dytë në pak muaj që Hasbulla është në telashe. Së fundmi, rrjetet sociale kritikuan veprimet e tij ndaj një maceje dhe ai gjithashtu kërkoi falje për atë incident.