Botë e Çuditshme Tech

Elon Musk: “Çipi i trurit ‘Neuralink’ mund të ndihmojë në trajtimin e obezitetit…”

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk beson se çipi i trurit Neuralink mund të ndihmojë në trajtimin e obezitetit. Dhe siç shkruan ‘Business Insider’, ekspertët thonë se ëndrra e miliarderit nuk është aq e largët sa mund të duket. Profesor Andrew Jackson, një ekspert në Universitetin e Newcastle u shpreh se:

Unë nuk mendoj se është më e pabesueshme se pretendimet e tjera për potencialin e neuroteknologjisë.

Musk e bëri sugjerimin në një intervistë në TED më 14 prill. Ekspertët kanë thënë se një çip truri i disponueshëm në treg për të luftuar obezitetin është shumë larg, por koncepti ishte premtues nëse mbështetej nga shkenca e duhur. E themeluar nga Musk në vitin 2016, Neuralink po zhvillon një mikroçip që futet në kafkën e një personi.

Ndërkaq, Musk ka përmendur më parë një gamë të gjerë të çrregullimeve neurologjike që ai beson se Neuralink mund të trajtojë, duke përfshirë sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit. Ai gjithashtu ka bërë pretendime të tjera për çipin duke theksuar se mund të luftojë autizmin dhe të krijojë simbiozë midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale.

Rezulton se implanti i diskutueshëm i trurit i Elon Musk mund të mos jetë vetëm ideja e majmunëve që luajnë videolojëra. Neuralink po përballet me veprime ligjore nga Komiteti i Mjekëve për Mjekësinë Përgjegjëse, një grup për të drejtat e kafshëve që pretendon se 23 majmunë iu nënshtruan “vuajtjeve ekstreme” gjatë testeve të kryera në Universitetin e Kalifornisë.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se një risi teknologjike u zbulua disa kohë më parë nga shkencëtarët e Pentagonit, e sipas tyre, në jo më pak se 5 minuta, mund të marrim çdo informacion në lidhje me simptomat e COVID-19 në trupin tonë! Me anë të një mikroçipi që mund të “instalohet” në trupin tonë ne mund të marrim informacione nëse jemi apo jo të infektuar me koronavirus, si dhe ecurinë e sëmundjes në organizëm.