Dilema Sociale Gossip

Eno Popi me COVID-19, programi sot nga shtëpia…

Orari i programit “Dilema Sociale” po afron, por këtë herë do të jetë ndryshe. Ne jemi mësuar të dëgjojmë shpesh se shumë persona punojnë nga shtëpia, por nuk e kemi imagjinuar ndonjëherë se si do të funkiononte për emisionet që trasmetohen. Ja pra që ndodhi edhe këtë herë, armiku i padukshëm ka përqafuar, gazetarin tonë, Eno Popi.

Eno ka lajmëruar që është me COVID-19 dhe i është dashur të izolohet në shtëpi, që nga dita e djeshme, për shkak të rezultatit pozitiv të tamponit. Duke menduar tipin e Enos, i cili është shumë aktiv, kjo ka qenë një sfidë e vështirë për të dhe durimin e tij.

Hyrjen e emisionit, Eno do ta realizojë nga kushtet e shtëpisë, ndërsa lajmëron se gjatë këtyre ditëve do të mbajë edhe një ditar karantine, të paktën do ketë se çfarë të na tregojë, kur të rikthehet.

Gjithashtu, ai thekson se fatmirësisht, nuk ka efekte anësore apo shenjat e zakonshme të COVID-19, por duhet të zbatojë rregullat për të mbrojtur personat e tjerë. Sidoqoftë stafi i TAR, i uron shërim të shpejtë Enos edhe një kthim plot energji në studio.