Celebrities Showbiz

Françeska rrëfen luftën me buliminë: “Ishte e vetmja gjë që mund të kontrolloja…”

Françeska ka biseduar orët e para të mëngjesit të sotëm me disa prej banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, teksa ka folur për një eksperiencë personale të sajën. Teksa banorët kanë nisur një diskutim lidhur me buliminë dhe anoreksinë, Françeska ka treguar se në adoleshencë ajo ka luftuar me buliminë, që lidhet me çrregullimin e të ngrënit.

Gjithë ato gjëra që kaloja gjatë ditës nuk konsumoja ushqim, dhe kur vija në shtëpi ulesha para televizorit dhe shikoja “Friemds” se më bënin të ndihesha mirë dhe haja akullore, patatina, çokollata. Konsumoja çdo gjë që më vinte përpara thjesht që të ndihesha mirë. Vetëm konsumoja ushqim, kur vite darka bija në qetësi dhe më vinin në mendje budallallëqet dhe pastaj pendohesha që kam ngrënë kaq shumë. Thoja o Zot sa shumë kam ngrënë, do shëndoshem dhe do bëhem si gomare, do më bullizojnë, do i jap arsye që të më bullizojnë. Ndihesha keq me veten time që kisha abuzuar me ushqimin. E vetmja gjë që mund të kontrolloja ishte kjo dhe pastaj nga kjo ndjesia e keqe që kisha shkoja dhe villja. Nga stresi e kaloja me ushqim.

Më pas biseda ka vijuar dhe më gjerë ku Françeska është pyetur lidhur me periudhën që e ka kaluar këtë çrregullim.

Juli: Sa kohë ke pasur ti?

Françeska: Le të themi dy vite, në kohën e adoleshencës. Pastaj më ka kapur prapë një periudhë kur isha 20-vjeçe, e ndalova. Një periudhë tjetër kur isha 21-vjeçe dhe e ndalova prap dhe qysh atëherë i kam vënë një stop trurit. Kam fatin që kam bashkëshortin që më ndihmon shumë në jetën time!