Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Vetëm disa javë ka nga lançimi i projektit të tij më të fundit në bashkëpunim me këngëtarin dhe mikun e tij Butrint Imeri. ‘Corazon’ një këngë e cila padyshim theu çdo rekord duke numëruar miliona klikime në vetëm pak ditë. E duket se edhe pas një suksesi kaq të madh, reperi nga Drenica nuk e njeh se çfarë është pushimi duke na paralajmëruar se do të lançojë një tjetër surprizë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Don Xhoni krahas është shprehur duke na zbuluar dhe titullin që do të mbajë kënga e tij:
I kam do llafe mi thon dhe unë. ‘Crypto’ vjen së shpejti
Ende nuk e dimë se për çfarë fjalësh e ka reperi, megjithatë jemi gjithë sy e vesh në pritje të surprizës së tij.
Një fenomen i tillë nuk mund të kalojë pa komentuar e shpesh edhe kritikuar. Shpesh, kemi parë figura publike si Erik Lloshi e të tjerë që muzikën e tij nuk e konsiderojnë art. Së fundmi, në një intervistë ka qenë pikërisht këngëtari Sinan Vllasaliu i cili ka shpërthyer ndaj teksteve të Don Xhonit dhe një reperi tjetër shumë të njohur Mozzik, duke e cilësuar si ‘Turpin e botës”.
E teksa po pritej dhe reagimi i Don Xhonit, ai me anë të një video live dhe një të bërë pak më parë në TikTok i është kundërpërgjigjur ashpër këngëtarit dhe madje duke e ironizuar keqazi.
E padiskutim, nese bëjmë një përmbledhje të punës së tij për vitin 2021, është totalisht e merituar dashuria e ndjekësve. Reperi është i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon dhe në anën financiare, jo vetëm të tij por të të gjithë artistëve. Mirëpo, tek reperi i hitit “Make a pose”, i cili ka shumë pak kohë në tregun muzikor, sigurisht që bie mjaft në sy.
E mesa duket, Don Xhoni ka vendosur ta zgjerojë burimin e të ardhurave të tij me një hap i cili është larg muzikës. Si shumë personazhe të tjerë të njohur, reperi ka vendosur të investojë në një biznes të tijin duke hapur një ‘lounge’ të ri në vendlindjen e tij, pikërisht në Drenicës.
Këtë e ka bërë me dije vetë ai në rrjete sociale, teksa gjithashtu ka bërë inagurimin e biznesit të tij.