Celebrities Gossip Showbiz

Pas reagimit të Mozzik, Don Xhoni i kundërpërgjigjet ashpër Sinan Vllasaliut: “Kujdes…”

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Mirëpo, një fenomen i tillë nuk mund të kalojë pa komentuar e shpesh edhe kritikuar. Shpesh, kemi parë figura publike si Erik Lloshi e të tjerë që muzikën e tij nuk e konsiderojnë art. Së fundmi, në një intervistë ka qenë pikërisht këngëtari Sinan Vllasaliu i cili ka shpërthyer ndaj teksteve të Don Xhonit dhe një reperi tjetër shumë të njohur Mozzik, duke e cilësuar si ‘Turpin e botës”.

Fillimisht, erdhi reagimi nga ana e Mozzik, i cili në një koment në rrjetin social Facebook ai theksoi se do ta ftonte në festën e synetit të të birit kur t’i falë Zoti një të tillë.

Faleminderit Axha Sinan. Besën e Zotit e ke që m’fal Zoti djalë, n’syneti t’tij ti ki me qenë këngëtari.

E teksa po pritej dhe reagimi i Don Xhonit, ai me anë të një video live dhe një të bërë pak më parë në TikTok i është kundërpërgjigjur ashpër këngëtarit dhe madje duke e ironizuar keqazi.

E padiskutim, nese bëjmë një përmbledhje të punës së tij për vitin 2021, është totalisht e merituar dashuria e ndjekësve. Reperi është i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon dhe në anën financiare, jo vetëm të tij por të të gjithë artistëve. Mirëpo, tek reperi i hitit “Make a pose”, i cili ka shumë pak kohë në tregun muzikor, sigurisht që bie mjaft në sy.

E mesa duket, Don Xhoni ka vendosur ta zgjerojë burimin e të ardhurave të tij me një hap i cili është larg muzikës. Si shumë personazhe të tjerë të njohur, reperi ka vendosur të investojë në një biznes të tijin duke hapur një ‘lounge’ të ri në vendlindjen e tij, pikërisht në Drenicës.

Këtë e ka bërë me dije vetë ai në rrjete sociale, teksa gjithashtu ka bërë inagurimin e biznesit të tij.