Tashmë filluar sezoni i dytë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.
Vetëm pak më parë faqja zyrtare e Instagramit të “Më lër të flas” ka postuar promon e puntatës së kësaj jave duke na treguar edhe të ftuarit VIP. Në një bashkëbisedim mes të ftuarish për do të jenë Zhaklin Lekatari, Spartak Ngjela, Armand Peza dhe Shkënde Lili ndërsa i ftuari special do të jetë Ermal Mamaqi.
View this post on Instagram
Në një bashkëbisedim mes të ftuarish javën e kaluar ishin Alfred Cako, Juri Ristani, Liza Gjika, Akil Pano, ndërsa e ftuara speciale ishte Olta Gixhari, ish-banorja e “BBV2” që bëri buj në këtë edicion të dytë.