Jacob Elordi aktori i famshëm australian i “The Kissing Booth” dhe “Euphoria” duket se ka shumë për të treguar. Ai ka qënë një nga aktorët më debutues në filmat të cilët janë pëlqyer shumë nga publiku. Aktori është munduar që gjithmonë të mos mbajë të fshehtë asgjë nga publiku sidomos kur vjen puna për dashurinë. Duke qënë se ai është një person shumë tërheqës le t’i hedhim një sy listës së bukur të partnereve që Jacob ka pasur. Shumë vajza të famshme janë takuar me të.
E para në listë është Joey King aktorja e cila ka qënë pjesë e kastit të aktorëve në serinë e filmave “The Kissing Booth” . Ata janë njohur teksa xhironin në vitin 2017 filmin dhe pas një viti ata vendosën ta bënin publike lidhjen me njëri-tjetrin dhe janë shprehur që nuk ka qenë një dashuri me shikim të parë por koha që kalonin së bashku i bëri të kuptonin që ata mund të ishin më shumë se shokë. Joey gjatë një interviste është shprehur si më poshtë.
Ishte një përvojë kaq interesante të takoje të dashurin tënd në xhirime sepse kalonim kaq shumë kohë së bashku dhe u bëmë shumë të afërt aq shpejt. Ne po kalonim 17 orë në ditë së bashku, dhe të gjithë ne do të shoqëroheshim pas punës dhe do të shikonim filma së bashku. Ishte e mrekullueshme.
Kjo lidhje përfundoi në fund të 2018-ës kur fotot që ata kishin publikuar me njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale u fshinë dhe gjithçka u konfirmua. Epo mesa duket nuk paska qenë e shkruar që të dy të vazhdonin më tepër lidhjen jashtë edhe pas përfundimit të xhirimeve të filmave.
Pas Joey King ishte aktorja bukuroshe Zendaya. Gjatë xhirimeve të filmit në 2018 ata u takuan me njëri-tjetrin dhe në vitin 2019 kur u transmetua seriali thashethemet se ata të dy ishin bashkë filluan të dëgjoheshin kudo. Lidhja e tyre duket se u konfirmua kur ata të dy ishin fotografuar në Athinë gjatë pushimeve që po kalonin me njëri-tjetrin. Duket se dashuria e tyre mori fund pasi ata u fotografuan një Nju York dhe pas pak kohësh ishte Jacob ai që tronditi me deklaratën e tij gjatë një interviste.
Zendaya është një vajzë krijuese e mahnitshme. Të punosh më të është jashtëzakonisht bukur. Ajo është një artiste e jashtëzakonshme dhe një person shumë i kujdesshëm për të gjithë ne. Por ne të gjithë jemi vërtet afër dhe ajo është si motër për mua.
Në shtator të 2020 aktori u pa nën shoqërinë e Kaia Greber një aktore dhe një modele shumë e pëlqyer. Thashethemet se ata ishin bashkë filluan kur një foto e tyre filloi të qarkullonte në rrjet ku ata shfaqeshin të kapur dorë për dore. Ishte modelja ajo që e bëri publike lidhjen e tyre kur postoi një foto në festën e Halloween-it. Që prej asaj ditë ata nuk reshtin kurrë së postuari foto më njëri-tjetrin. Gjithashtu, kanë bërë deklarata dashurie ku kanë shprehur ndjenjën e fuqishme që po përjetojnë.
Të qenit në gjendje që të jem me dikë që i besoj, kur ne nuk duam asgjë nga njëri-tjetri, të kesh një marrëdhënie të sigurt dhe të qëndrueshme si kjo, me të vërtetë më ka hapur sytë për mundësitë që dashuria ofron dhe që e bën atë të ndihet pa kushte.


