Celebrities Gossip Showbiz

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi kapen në një darkë romantike në Tokio, romanca po bëhet gjithnjë e më serioze!

Romanca mes Kendall Jenner dhe Jacob Elordi duket se po hyn në një fazë gjithnjë e më të rëndësishme.

Çifti u fotografua së fundmi gjatë një darke intime në Tokyo, ku u panë të relaksuar dhe shumë pranë njëri-tjetrit, duke shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje serioze mes tyre.

Supermodelja 30-vjeçare dhe ylli i serialit Euphoria darkuan në një restorant të njohur të kryeqytetit japonez, ku nuk munguan as momentet me fansat që kërkuan fotografi me dyshen.

Në pamjet e publikuara, Elordi shihet i afruar me dashuri pranë Jenner, ndërsa të dy buzëqeshin dhe shijojnë mbrëmjen në shoqërinë e miqve.

Vetëm pak ditë më parë, ata u panë së bashku edhe gjatë një pushimi romantik në Hawaii, ku kaluan kohë në plazh larg vëmendjes së tepërt të publikut.

Më pas, çifti mori pjesë edhe në një takim të dyfishtë me Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, duke nxitur spekulime se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më e konsoliduar.

Sipas raportimeve, Kendall dhe Jacob nisën të afrohen pas festivalit Coachella Valley Music and Arts Festival, ku u panë për herë të parë në momente që ngritën dyshime për një romancë.

Burime pranë tyre pretendojnë se Kylie Jenner ka luajtur rol në afrimin e çiftit, pasi dëshironte prej kohësh që motra e saj dhe Elordi të kalonin më shumë kohë së bashku.

Edhe pse njiheshin prej vitesh dhe kanë qenë pjesë e të njëjtit rreth shoqëror, duket se miqësia e tyre është kthyer në diçka më shumë, ndërsa paraqitjet e fundit publike po i bëjnë fansat të besojnë se kemi të bëjmë me një nga çiftet më të përfolura të momentit në botën e showbiz-it.