Celebrities Food & Drink Gossip Showbiz

Jennifer Garner zbulon për të gjithë ju mëngjesin “magjik” që e ndihmon të qëndrojë në formë!

Në përgatitje për rolin e saj në filmin aksion “Peppermint”, aktorja e njohur Jennifer Garner filloi të punonte me dietologen e famshme Kelly LeVeque. LeVeque ka punuar me shumë personazhe VIP dhe është e njohur për atë që ajo e quan formulën e saj ‘Fab Four’, një pije me proteina, yndyrna, fibra dhe zarzavate të mjaftueshme për t’ju mbajtur të ngopur për orë të tëra.

Garner ka shprehur se:

Unë fillova me LeVeque disa muaj më parë për t’u përgatitur për filmin dhe që atëherë e kam marrë smoothie-n e saj çdo ditë për mëngjes.

Fatmirësisht aktorja dha të gjithë recetën në mënyrë që ta provoni në shtëpi. Smoothie përgatitet me 1 lugë gjelle fara liri të bluar, 1 lugë gjelle fara chia, 1 lugë gjelle gjalpë bajame, ½ filxhan qumësht bajamesh pa sheqer, një grusht spinaq i freskët, një grusht i vogël akull dhe boronica.

Sjellim në vëmendje se Jennifer Garner është një aktore dhe producente filmash amerikane, e cila ka arritur të qëndrojë e rëndësishme në industrinë e argëtimit për më shumë se dy dekada. Si studente, ajo fillimisht ëndërroi të bëhej kimiste. Megjithatë, ajo zbuloi herët se profesioni i saj ishte aktrimi dhe kështu ajo studioi në Institutin Kombëtar të Teatrit në Waterford, Connecticut.

Në atë institucion, ajo u diplomua për teatër dhe më pas u zhvendos fillimisht në New Jork, ku nuk mori më shumë se disa role dytësore, kështu që ajo filloi përsëri një udhëtim në Los Angeles. Në vitin 1997, Jennifer mori rolin e saj të parë kryesor në filmin televiziv “Rose Hill” dhe bëri paraqitjen e saj të parë në filmin artistik në dramën e periudhës “Washington Square”