Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Juli u pyet mos ka pëlqim për Heidin, Mario Deda në TAR: “Ne jemi njerëz më tradicional sesa disa vende të çuditshme ku Julia punon…”

I ftuar në studio mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë vëllai i Julian Dedës, Mario. Ai ka treguar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si po e shikon lojën e vëllait të tij brenda shtëpisë së BBV duke bërë edhe një analizë bazuar edhe tek banorët e tjerë. Mario ka zbuluar gjithashtu edhe se cilët banorë shikon në finalen e këtij edicioni.

Ai u shpreh se nuk e lëndojnë fjalët që Romeo thotë për Julin, por zbuloi një rast brenda shtëpisë së BBV i cili e ka lënduar shumë por që nuk kishte të bënte me Romeon.

Më ka ardhur keq nga pyetja e Julias për Heidin. Është e para herë në jetën time ose të paktën ashtu mendoj se u ndjeva që kuptova se sa e rëndë është për dikë kur e shajnë nga motra. Ashtu mu duk vetja. 

Julia i tha një ditë Julit gjasme sikur po bëj një pyetje nga ato të përvojës time shumë të mprehtë jetësore. Si ta formuloj pra Juli tërhiqet nga Heidi ose Julit i pëlqen Heidi në kuptimin kafshëror të fjalës. Aty u ndjeva pak në siklet sepse e lexova edhe tek Juli që ndjeu një lloj turpi. Le ta pranojmë që ne jemi goxha njerëz më tradicional sesa disa vende të çuditshme ku Julia punon ‘underground’ për të qenë e integruar ndoshta atje tek këto metropolet e mëdha të botës por ne nuk punojmë ‘underground’ për të qenë të hapur aq sa Julia edhe e keqkuptojmë. 

Më tej ai shtoi se:

Kjo ishte më e rafinuar edhe më e stisur si pyetje sepse ishte menjëherë pas mungesës së fjalorit të Romeos teksa i thotë maniak, që përfshihesh për të ndarë një çift sepse do të përfitosh në këtë mes.