Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Ka një mënyrë shumë harbute…”/Gigliola Haveriku analizon lojën e banorëve në shtëpinë e BBV!

Sot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë regjisorja dhe ish-finalistja e DWTS, Arnita Beqiraj dhe nëpërmjet një lidhjeje telefonike Gigliola Haveriku së bashku me Eni Shehun. Ata kanë diskutuar së bashku në lidhje me ngjarjet kryesore të ndodhura brenda 24 orëve në shtëpinë e BBV, banorët dhe ndarja e tyre në çifte për t’u përballur në nominim.

Moderatori Eni Shehu zbuloi në radio se është rritur dhe e ka pasur shoqe fëmijërie Ilnisën, për më tepër pas disa vitesh kanë rastisur të jenë edhe komshinj në të njëjtin pallat. Eni ka shtuar gjithashtu se edhe ditëlindjen e kanë shumë afër, Ilnisa me datë 9 Mars dhe Eni një ditë më pas.

Me rastin e ditëlindjes, Gigliola u shpreh se:

Nuk e di çfarë surprize do marrë nga Meritoni apo nga vajza e saj. 

Më tej Gigliola shtoi se:

Mendoj se është një nga personazhet që po nxjerr të mirat dhe të këqijat e saj, jo si shumë të tjerë që ruhen edhe pse mua të gjitha agresiv më duken. Nuk më duket ndonjë i qetë edhe ata që nuk përdorin fjalë të pista prapë kanë mënyrën e tyre arrogante për t’u shprehur dhe në njëfarë mënyre agresivitet është edhe ai. 

Heidi më është dukur një person që nuk përdor fjalor të pisët por nga ana tjetër ka një mënyrë shumë harbute dhe shumë arrogante në të shprehur. Mua më duket sikur i gjithë ky Big Brother do të mbahet mend edhe për agresivitetin që i karakterizon.  Unë jam shumë e shprehjes “Që në shqipëri të jesh grua, është punë burrash” por jo kaq shumë.