Celebrities Film & Tv Showbiz

Kacey Musgraves e para që performon nudo në historinë e “Saturday Night Live”!

Gjithçka që Kacey Musgraves kishte veshur gjatë shfaqjes “Saturday Night Live”, ishte vetëm kitara dhe çizmet e saj kauboj. Këngëtarja e njohur amerikane, i zbuloi të gjitha për performancën e saj në “Saturday Night Live” këtë fundjavë. Kacey doli në skenë e veshur vetëm me çizmet kauboj.

Edhe pse ajo u ul me këmbët e kryqëzuara dhe u fsheh pas kitarës së saj të zezë akustike, disa fansa pyetën veten nëse këngëtarja ishte me të vërtetë lakuriq në skenë. Sidoqoftë, publicisti i Musgraves konfirmoi se ajo që ndodhi ishte e vërtetë, duke thënë se:

Po, Kacey ishte nudo. U morën masa paraprake dhe kjo ishte hera e parë që ndodhte në emisionin e “Saturday Night Live”.

https://www.instagram.com/p/CUktD4ALWK0/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e857b7c3-3cfe-4420-b770-6b3640ec09b0

Musgraves dha një shfaqje nudo pa e ditur askush. Njerëzit që morën pjesë në emision dhe e ndoqën drejtpërdrejt dhanë një pasqyrë më të qartë në “Reddit” për atë që ndodhi në të vërtetë. Një përdorues i portalit u shpreh se:

Unë isha në dhomën e provave të veshjeve dhe pas performancës së saj, njerëzit u mblodhën rreth Musgraves me peshqirë të mëdhenj për ta mbështjellë atë në mënyrë që ajo të mbulohej dhe më pas të dilte nga skena.

Një tjetër përdorues tha se:

Me të vërtetë që Kacey ishte nudo. Unë isha në rreshtin e parë i ulur dhe e pashë teksa këndonte vetëm me kitarën e saj dhe çizme kauboj. Pikërisht para këngës së saj të parë, ata ngritën një mur të lëvizshëm, duke bllokuar audiencën që ta shihte atë. Pas performancës, ata e zhvendosën përsëri dhe e  mbuluan me një peshqir.

Musgraves la të kuptohej se mund të ishte frymëzuar për performancën e saj nudo, në filmin “Forrest Gump”. Në filmin e vitit 1994, Jenny performoi nudo në skenë e mbuluar vetëm me kitarën e saj. Këngëtarja ndau një fotografi të kësaj skene në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter.