Aktori i njohur i “Saturday Night Live”, Kenan Thompson, i cili është anëtari më jetëgjatë i kastit me plot 22 sezone, ka zbuluar për herë të parë betejën e tij të fshehtë me një problem serioz shëndetësor.
Ai ka treguar për revistën “People” se prej më shumë se dy vitesh vuante në heshtje nga refluksi gastroezofageal (GERD), pa e ndarë asnjëherë me publikun apo ndjekësit e tij.
Zëri po më ngjirej, kisha netë të tëra pa gjumë dhe me dhimbje nga gogësitjet e vazhdueshme,”
Fillimisht, mendonte se ishte një gjendje kalimtare, por simptomat u përkeqësuan deri në atë pikë sa as medikamentet nuk ndihmonin më.
Vetëm pasi situata u bë e padurueshme, aktori kërkoi ndihmë mjekësore dhe u diagnostikua me GERD, një sëmundje kronike që ndikon në sistemin tretës dhe mund të dëmtojë seriozisht ezofagun nëse nuk trajtohet në kohë.
Ai sot inkurajon të gjithë që të mos neglizhojnë shëndetin dhe të kërkojnë ndihmë kur simptomat vazhdojnë.