Fatmira Hajdari shkarkohet nga detyra. Tre ditë pas seancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mos e konfirmojë në detyrën e gjyqtares së Apelit Tiranë. Hajdari e cilësoi të pritshëm këtë vendim dhe pritet ta apelojë. Më herët DSIK-ja u shpreh se ka papërshtatshmëri për të vijuar detyrën, për deklarim të pasaktë të pasurisë, gjithashtu fshehje të revokimit të vizës amerikane. Nga hetimi rezultoi se Fatmira Hajdari nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar rreth 470 mijë dollarë pasuri.