Last Night Of 2023

Programi i natës së fundit të vitit, një tjetër traditë e krijuar nga Top Albania Radio në 25 vite vjen sërish edhe këtë vit. Në prag të mbarimit të vitit 2023, takimi i fundit në Radio për këtë vit është me Eno Popi. Nuk është vetëm një takim për të përmbushur zakonin e përvitshëm, por për të rrëfyer se çfarë na solli 2023.

Shoqëruar nga muzika më e mirë e vitit zgjedhur nga SAIX, “Last Night of 2023” vjen si një përshëndetje e fundit e radios, nga viti që po lëmë, me sytë nga e ardhmja. Na ndiqni më 31 Dhjetor, ora 19:00, për të kaluar 2 orë së bashku teksa hedhim një vështrim pas në kohë se si ka qenë ky vit për të gjithë ne, teksa hidhemi në vitin e ri me më shpresë dhe pozitivitet.

19:00 - 21:00

Hosts & DJs