Last Night of the Year - News

Një natë sa një vit!

NE DJALL VAFSHIN  GENET

Po ju bej parapri te gjitheve ju qe degjoni deklarata e mia llamburitese e me te drejte per shkak se jam me dramatike sec duhet ndonjehere mund te me klasifikoni dhe si te cmendur. E them kete intro sepse humori i zi eshte ende nje pjate qe me zor pertypet kudo ne bote, kurse ne shqiperi peshtyhet menjehere, se perpara ironise metaforike dhe atyre goditjeve me pambuk, sikur na josh me shume guri dhe dhuna direkte. Lene pas kete intro, le te plasin vuvuzelat…. “Do sakrifikoja femijen tim te parelindur per te patur nje transformim si ai i Christina Aguilera-s (thene kjo nga dikush me nje fertilitet te debatueshem).  Mos me kryqezoni se dhe te doni, kryqezimi eshte demode ne kete pike. Ama cka nuk eshte demode eshte transformimi i VIP-ave pergjate 2024-es ku OZEMPIKU me letra kapitale dhe neon ishte kryefjale. Kushdo dhe nena e tyre u interesuan, e provuan e u shnderruan ne skeletonin qe jeton brenda tyre per nje a dy muaj. Nuk dua te ndalem tek benefitet ose efektet anesore pasi eshte trajtuar mjaftueshem.Une nuk jam mjeke e fale zotit ende jo diabetike, ndaj i ndoqa protestat nga shtepia. Por dua te ndalem tek tranzicioni i standerteve te bukurise dhe atij vrapit tone qe i pritet hovi cdo vit sa here shohim qe trendi ka nderruar kah. E kolme, e dobet , e gjate e shkurter, floke te zeza cokollate, bjonde platinum ose qershi e erret. Estetike e vajzes se paster ose glamour, xixa pa a shume si nje grua mafiozi.  Seksi por e embel. Te duket si pak makeup por ne te vertete eshte shume. Co2, Body Sculpting, Botox, sperma e salmonit.Nje grua ruse me emrin Olga, qe te rreh me nje shkop derrase dhe premton se do te te heqe celulitin. Proceduro mikro dhe makro invazive, disa te cilat lirshem i diskutojme ne kafene me miq, e te tjera tek te cilat shkojme me shalll ne koke e syze si Demi Moore tek The Substance. Mos me keqkuptoni, mund te jem nga njerezit me jo gjykues e te hapur per cfaredo procedure, (pervec adrenokromes-ende nje mit, nese se kapet per cfare po flas, mund ta google-oni). Ama me ben te reflektoj me veten ky kthim drejte siperfaqesores i cili do ishte teper i shpjegushem po ti kushtonim te njejten rendesi, mund, investim te brendshmes. Me vjen keq qe jetoj ne nje kohe ku e kam me te lehte te qendroj dy muaj me regjim shtrati qe indet te lidhen me muskujt sepse mund te kem bere le te themi nje lipostucion, sesa te dalloj e te punoj me defekte karakteriale qe me pengojne nga te arriturit potencialin tim me te larte si qenie humane.

 

KALI I TROJES

Jeta me ka mesuar qe dhjete here te bie e 11 here te ngrihem.Nje thenie nga Elvana Gjata, rendesine e vertetesine e se ciles na e perplas perditshmeria hera heres ne fytyre. Thene ne kete kontekst, nga nje yll i muzikes, e cila si kuzhinierja perfekte diku vodhi dhe zbatoi receten e vjeter sa vete koha : 5 % talent e 95 % pune, duket si menyra me elitare per te pranuar humbjen e per ti premtuar fansave nje ringritje. Klasin e kesaj deklarate ama, mund ta gjejme vec kur e degjojme keshtu te shkruar, se po te shohim videon e bashkangjitur me momentin kur the underdog-Shkodra Elektronike rrembeu cmimin e pare te festivalit, diku aty ne qoshke, aty tek dridhja e qepalles se ‘dives shqiptare’ nga shoku i humbjes, do te gjejme mungesen e klasit qe vjen si efekt i mllefit qe krijohet tek nje njeri qe ka per qellim perhere vec fitoren (edhe nese e di se mund te jete kenga me e keqe me te cilen eshte prezantuar ndonjehere). Situate e sikletshme per artistet ne fjale, ama per ne, publikun e gjere, ishte nje remake i filmit “I Tonya”, ku fale zotit skishte ndonje shkop bejzbolli prane se do ishte tragjike te mos shihnim me kercimin unik te Beatrices e cila provoi se ndonjehere ai 5% talent vlen me shume se 95 % pune. Se mos mendoni se po them se Elvana nuk tregoi klas e maturi, se e keni gabim…edhe Jonida beri te njejten gje…

 

 

 

NJE ENGJELL SI MARTIN CANI

 

Nuk ka gje me te bukur se kur sjell nje ejte, ne jete. Nga dashuria mes nje cifti e gjen veten ne spital duke kaluar dhimbjet me te medha te njohura per nje grua e duke dale prej aty me dy njerez zemre, partnerin dhe ate qe eshte pak nga ti e pak nga ai, femija juaj. I thua vetes teksa shesh syte e kesaj foshnjeje: ”Do bej gjithcka qe ti te jesh i lumtur” duke e ditur brenda vetes se ne kete bote, perpos shume pergjegjesive, te eshte shtuar edhe nje e re… ajo e te mbrojturit femijen tend. I fal dashuri, e edukon, i meson gjera qe ndoshta i ke mesuar vone ne jete me shpresen se do i mesoje i vogel. E sheh teksa rritet, sigurohesh qe te haje mire, do ta shohesh perhere te lumtur e nese nje dite sheh qe dicka e shqeteson ndihesh sikur te kane vene nje gur ne zemer e si prind kalon ne nje stad hipervigjilence e mundohesh te zgjidhesh situate menjehere. E mbeshtet ne endrrat e tij ose saj, ndoshta e lejon te behet pjese e nje aktiviteti jashteshkollor ku beson se ka talent, je krenar dhe ke shprese…Shprese se e ardhmja mbart vec caste te bukura. Dhe nje dite prej shkolle te vjen vetem canta e tij…         Me 18 nentor Martin Cani, nderron jete ne moshen 14 vjecare pasi bashkemoshatari i tij Mario Perleshaj e qellon 6 here me thike. Nje debat banal mes adoleshentesh, nje veprim impulsiv, i nxituar, ndoshta edhe i paramenduar nderpret endrren e nje 14 vjecari per tu bere futbollist profesionist. E vetem ketu ne reflektojme…                                              Mesa duket, duhet te shkaterrohet vendi, qe te mblidhet kuvendi. Te kerkojme sigurine e femijeve tane kur shkojne ne shkolle e te dime se per ate gjysme dite do te jene te pakten te sigurte eshte minimumi, ama monedha ka gjithmone ka dy ane. Qofsha e gabuar, po nese duam te gjejme faktoret qe e sollen kete situate, duhet te kthehemi pak me pas ne kohe. Jo trek roja qe pa pjesen e pare te debatit e djemte i premtuan se do mbyllej aty, jo tek teorite se pse nisi ky debat, jo tek tik tok-u se fajin na e ka nje rrjet social. Gjithcka eshte subjective, po une nuk fajsoj platformen virtuale sa ate mendore, limitim qe na eshte rrenjosur nder breza. “Shqiptari eshte i forte, shqiptari s’lejon askend ta shtype me kembe”. Nje popull qe krenarine me te madhe e gjen te forca, pushteti dhe eleminimi i armikut. “Mos i le te tjeret te te shtypin me kembe, tregoji se ti je me i forte”-A nuk ua themi keto femijeve tane? A nuk glamorizojme forcen, shpaten e gangsterllekun duke filluar nga shtepia, tek shkolla e me pas tek rrjetet sociale? E me pas kur historite e forces keqinterpretohen nga femije e kalojne ne te tilla tragjedi, e levizim gishtin sa andej kendej, po kurre se kthejme tek vetja… se dreqi e marrte,… si ta pranojme qe te gjithe ne kemi pak kontribut ne vrasjen e Martin Canit.                                                    Nuk ka gje me te bukur se kur sjell ne jete nje jete. Mendon se do besh me te miren per te rritur nje femije te mire e te shendetshem, dhe ske cben vecse uron qe bota mos ta thyeje aq shume sa ta shnderroje ne versionin e tij me te keq. Historia e Martinit la nje popull te tere te shokuar, ama une ne mendje kam vec dy gra. Nje nene qe qan femijen e vdekur e ndoshta i ve fajin vetes se pse e la te shkonte ne shkolle ate dite, e nje nene tjeter qe ne syte e krijeses se saj me te dashur sheh nje vrases gjakftohte e ndoshta i ve fajin vetes ne kerkim te pergjigjes:  Ku gabova si prind?

 

SPAK SHTEPIA

Do doja te hidhja ne gjyq Spak-un per vjedhjen e te drejtave te autorit. Nuk e di se si kaq hapur SPAK vendos te imitoje e vjedhe ideologjine e emisionit me te ndjekur anembane, Big Brother, e ta aplikoje tek ish-kryeministrat e ministrat se bashku me gjykatesit e kriminelet, si kasti me divers i pare ndonjehere. Vlejne per tu permendur lojtaret ne thonjeza “te forte” te cilet u eleminuan nga shtepia SPAK vjet dhe sivjet duke na ofruar nje show qe vjen njehere ne jete. Nje sezon i gjate qe solli caste kulminante si ai ku Adriatik Llallaj (i cili me pas u kopjua nga nje tjeter banor Arben Ahmetaj), vendosen te largoheshin nga shtepia, ne arrati e siper, per shkak se nuk e perballuan dot lojen. Shikuesit anembane nuk i shqisnin dot syte nga ekrani kur zbuluan hap pas hapi se si Lefter Koka kish zgjedhur korrupsionin si strategji, e diten u jepte cigare te gjithe banoreve, ndersa naten, kur askush nuk e shihte, vidhte biskotat e i hante fshehtazi. Njy gjysme finale qe na mbajti te gozhduar duke nisur qe me celularin e padeklaruar e te vjedhur te Ilir Beqajt i cili u eleminua per mosndjekje te rregullores dhe mosdeklarim sendesh te vjedhra,  tek hapja e kutise se pandores nga Ervin Salianji ne nje tentative per te shpetuar te gjithe banoret…tentative e cila e perballi me nje zarf ku shkruhej:                           “I eleminuari je ti”!                                                                                        Finalistet, te cilet per 30 vjet luftuan here kunder e here krah njeri tjetrit u eleminuan per shume shkelje, ama Sali Berisha pasi hapi Lori Caffe-n e tij ,ne shok e gezim kerceu kur zbuloi se kish nje bilete kthimi, teksa Ilir Meta vazhdonte te mohonte se ishte VIP,  e donte te bindte audiencen se pergjate gjithe ketij sezoni ka qene nje xhuxh. Te gjithe presim momentin e takimit mes Ilirit dhe Monikes ndermjet nje xhami si nje remake i atij te Olsit me ish te dashuren e tij ne Big Brother. Menduat se do vazhdoja me gjate…Keto dhe te tjera ne sezonin e ri te SPAK SHTEPIA, cdo dite nga ora 12-12 ne Shqiperi.

 

YJE QE S’VENITEN DOT KURRE

Nje vit mbahet mend per eventet, sukseset, deshtimet, shkelqimet dhe venitjet. Ne kete nate fundviti, vendi ekstra ne tavoline duhet ruajtur per mirenjohjen. S’mund te mendojme per mirenjohjen pa patur prane njerezit qe duam, duke ju uruar te gezojne shendet te plote, se ne fund te dites, cdo problem duket i vogel e i menaxhueshem para ndonje situate shendetesore. Nuk mund te hidhemi ne vitin qe vjen pa mbajtur nje minute heshtje per yje qe u veniten kete vit e do ju kerkoja qe teksa i lexoj keto emra, mos tju duken si thjesht disa emra me shume, po ti vizualizoni e vertete ti rikujtoni nje cope here. David Soul qe mund ta njihni nga Starksy & Hutch, Shannen Doherty nga Heathers, Dame Maggie SMith a.k.a Minerva McGonagall, James Earl Jones, Quincy Jones, Shelley Duvall, Ian Lavender, Donald Sutherland, Alain Delon, Anouk Aime, Bernard Hill, Gena Rownlands, Timothy West, Janey Godley, Dave Myers, Annie Nightingale, e shume artiste te njohur u veniten si yjet qe bijne, por jo pa u vene re.  Ama vdekja e 31 vjecarit, Liam Payne ishte ajo qe shokoi boten. Jo per shkak te moshes se re, sepse nuk mund te mos permendim Hudson Joseph Meek i cili nderroi jete kete dhjetor, 4 muaj pas ditelindjes se tij te 16-te. Renia nga dhoma e nje hoteli ne argjentine e ish-anetarit te bandes One Direction, Liam Payne, pas abuzimit me substanca narkotike preku zemrat e fansave kudo sepse artisti kish kohe qe fliste publikisht per betejen e tij me alkolin dhe jo vetem. Fama ne nje moshe te heret, problematikat me anetaret e tjere te bandes, e plot variabla te tjera te fshehta luajten nje rol ne kete fund te trishte, ama nje faktor i pamohueshem eshte mos degjimi i thirrjeve te tij per ndihme, thene kjo ne nje sens metaforik. Ne shumicen e rasteve personazhet publike trajtohen si ata majmunet qe i bijne daulleve. Kemi interes e duam te dime per ta per aq kohe sa performojne e na mbajne te argetuar. Ama rrallehere na intereson vertete gjendja e tyre emocionale e shendetesore, fenomen mbi te cilin serish reflektojme, vetem pasi e humbim dike. Shqiperise iu veniten yje si Agim Doci, Jorgo Papingji, Vera Zheji, Gert Bogdani dhe Ismail Kadare. Te gjithe jetojme per ta lene boten nje vend pak me te mire sec e gjetem, e keta njerez do te mbahen mend pikerisht sepse e arriten kete te fundit. Ndonjehere bota ndryshohet edhe me nje pasazh te shkurter si ky nga Ismail Kadare:                                                                                              “Sillu aq mire me ata qe te lendojne, aq sa t’ju vije neveri nga vetja e tyre”!

 

 

NJE PANDEMI PA EMPATI

 

Te kesh akses te shohesh artikujt me te klikuar te vitit nga Top Albania Radio eshte fat dhe mallkim. Fat sepse te besh mini statistika ne lidhje me boten qe te rrethon te jep avantazh, ama hera heres, edhe demoralizimi eshte i pashmangshem. Kesaj rradhe perjetova nje demoralizim qesharak. Nder artikujt me te klikuar ai me titull ‘’Urime prekese per ditelindjen e mikut tuaj me te mire’’ ishte ne listen e TOP 10! Me te drejte, justifikoj plot njerez qe hera heres e kane te veshtire te gjejne fjalet e duhura per te shprehur mirenjohje ose dashuri, ama duhet te kuptojme se kur shkruajme: “Si te dergoj nje urim ditelindjeje qe duket i ndjere”, tek kutia e searchit te chat gpt, po pyesim nje robot se si te dergojme nje mesazhh njerezor.             Nuk mendoj se kapitalizmi dhe njerzilleku jane te kunderta absolute, po me shqeteson fakti qe dime se ku mund te blejme me 50 % ulje x pantallona, por jo se si ti themi : “Jam mirenjohes qe te kam ne jete dikujt”! Nuk dua te krijoj diferenca gjeneracionale sepse e gjithe bota eshte ne tranzicion, po per Shqiperine tone, ku jeta ne komunitet ka qene gjithmone kryefjale, transformimi ne nje shoqeri individualiste sikur na bie pak rende. Dikur dilja me prinderit e rruges takonim dhjetera njerez e familje. Ndalonim nje cope here e ndanim detaje te rendesishme, ose jo te jeteve tona. Tani ngjisim shkallet e pallateve e godinave me shpresen qe nuk do hasemi me njeri, e se do mund te futemi sa me shpejt ne dhomat tona, ku nderveprimi me boten eshte minimal.  ‘Ce la vie’ e kemi ne maje te gjuhes sa here degjojme nje histori te tmerrshme sepse truri yne i mbingarkuar nga qindra lajme, video 30 sekondeshe, ofertat online, email-e e pune, kerkesa shefi, intriga mes kolegeve, dramat e shoqerise, lidhjet qe gjithmone kane klecka brenda; eshte i mbingarkuar der ne skajin e mohimit dhe bllokimit te cdo informacioni ekstra. Teksa mundohemi te mikro-menaxhojme situatat tona, behemi si ata qente me kon te koka… kon qe si lejon te shohin pas, e hera heres anash.  Nuk po them se eshte e shendetshme te rendohemi emocionalisht per gjithcka shohim e degjojme, por te dime te investohemi maftueshem tek marredheniet qe kemi, aq sa te jemi te afte te dergojme nje urim zemre tek dikush qe duam, pa ndihmen e nje roboti. Tranzicioni ne shoqeri individualiste(nese duam te flasim troc) na ka kthyer ne njerez qe e shohin cdo marredhenie si tranzaksionale. Here i shohim njerezit si ura per diku, e here si varke shpetimi. Here si nje gur qe luan nje rol ne nje loje me te madhe e here si shpatulla qe le ti kemi aty nese do kemi nevoje. E pasi i kemi levizur keto gure e luajtur keto lojera mendjeje (pranojeni tani, te gjithe e bejme) shkojme ne shtepi dhe ndihemi deri diku fitimar). Mendojme me vete: “Sa i e zgjuar jam, e kokolepsa miletin edhe sot”. Po me lejoni t’ju them nje sekret: ‘Te gjithe e bejne kete monolog me veten e tyre ne darke’. Ama, permbajtja e monologut diku rruges ndryshoi nga ‘ Sa mire ja kalova sot me filanin e sa mirenjohese jam qe e kam’ ne ‘mbaji miqte prane e armiqte me prane’. Ky vit na perballi me shume viroza por ajo qe klasifikohet pandemi eshte mungesa e theksuar e empatise. “Te gjithe per nje, nje per te gjithe” mbeti nje shprehje e bukur nga Tre Musketieret e cila u kthye ne ‘Gjithcka kam eshte vetja ime’. Debate te panumerta neper rruge, komente te tmerrshme online, fjale te thena ne fytyre ose thashetheme te thena mbrapa shpine. Kushdo me pak ndergjegjie te mire sikur sikletoset ne prezencen e ketyre qe permenda me lart, por per te qene si turma me mire te vazhdosh vrapin per tek dhoma jote ku ske pse perfshihesh, se po e ngrite zerin, je ti i cuditshmi. E sa here refuzojme ta lejojme veten te ndjejme dicka per dike qe seshte ne, te afektohemi nga situata e tyre, vendosim mos ta ndihmojme ose ti ofrojme rruge shpetimi, humbim nje gram empati…udhes kthehemi ne njerez aq te ftohte sa per nje urim te ndjere per dike qe vertet e duam, duhet te pyesim chatgtp.

 

2024 Wrapped

Si cdo fundvit, mezi pres te shoh listen mme temat me te kerkuara globalisht, sepse packa se jemi te gjithe unike e ndryshe, diku puqemi e behemi bashke. Per mua kjo kategori ne shumicen e rasteve eshte si ato bisedat e vogla per motin te tipit: “Oh shume vape keto kohe…po pra tmerr”.  Ama ne disa raste te tjera, kuptojme se nuk jemi vetem e se ndoshta puqemi me boten me shume sec pandehim. Permenda pak me lart vapen e cila zuri vendin e dyte si lajmi me i klikuar, le te vleje si rikujtese per te gjithe se ngrohja globale nuk ka ndermend te zhduket(te pakten jo per sa kohe ne hedhim gjithcka ne te njejtin kosh plehrash dhe nxjerrim makinen per te shkuar deri te pallati perballe). Nuk na bashkon vetem mosinteresimi dhe keqtrajtimi i planetit por edhe dashuria per sportin. Nder temat me te kerkuara ne google per 2024 Copa America dhe kampionati europian mbanin vend te pare, e per mua si nje femer me informacion te limituar per sportin di te them vec se jam krenare per perfaqesimin e kombetares tone, e akoma me shume per solidaritetin qe na ben te gjtheve bashke teksa shijojme e brohorasim per Shqiperine. Nese pak me pare ju bera nje analogji mes SPAK dhe Big Brother, vlen te behet e njejta gje per zgjedhjet presidenciale amerikane te cilat mbajne vendin e pare te kerkimeve ne Google persa i perket kategorise se eventeve me te rendesishme. Diku lexova nje koment qe thonte: “Skena politike ne Amerike eshte kthyer ne nje cirk”. Ua thashe dhe me pare, politika nuk eshte karta ime me e forte, e se duhet te jesh teresisht ne brendesi te dickaje per te gjykuar. Po, me josh shume ideja e nje presidenteje me ngjyre dhe femer, dhe ne bindje, preferoj demokratet me shume se republikanet. Ama si nje shqiptare qe i sheh keto zgjedhje si nje sy i trete, dikush teresisht jashte situates, mendoj se keto zgjedhje ishin me te vertete nje cirk. Duke filluar nga te shtenat ne rally ku Trump merr nje plumb ne vesh deri tek campaign i Kamales i cili ngjason me skena te filmit ‘Idiokracia’. Nese do me thonin ne 2020-ten se Trump do fitonte serish zgjedhjet presidenciale, do thoja: “Ndoshta ne nje univers paralel!” (mesa duket e paskam patur gabim). Filmi me i kerkuar I 2024-es ishte Inside Out 2 i cili paraqet ne menyren me te bukur se si emocionet brenda nesh diktojne zgjedhjet tona, ama nuk e di se cfare emocioni kontrollonte veprimet e Marthes dhe perndjekjes se saj te cmendur kundrejt komedianit aspirues Richard Gadd. Cillado emocione qofshin ato, komplekse e te pashpjedueshme, ia dolen ta shnderronin Baby Reindeer ne serialin me te kerkuar ne Netflix. Ama, po te me pyesnit mua, kryefjala e vitit ka qene e eshte chat gpt (platforma ku mund te jemi lehtesisht vetvetja e te bejme pyetjet me te erreta, gjithmone me pak kujdes se kemi frike se mos keto te dhena do vi dita e do behen publike) Nga pyetjet e tipit ‘Si te skuq nje veze’ tek ‘A shkoj une nje akrep me nje mashkull shigjetar’,  i palodhur dhe gjithmone aty chat gpt memorizon cdo informacion dhe na jep zgjedhje te personalizuara. Ndoshta miqte do e harrojne ditelindjen tuaj por jo chat gpt, madje madje do te te ofroje dhe ate urimin e ndjere qe e keni kerkuar tek artikujt e Top Albania’s (heren tjeter kerkojeni ne chat gpt). Si nje episod nga Black Mirror, kur shoh keto kerkime dhe realitetin e botes tone, nuk mund te mos mendoj per filmin WALL-E dhe te verfteten e hidhur: Si kahera , nje film i animuar, parashikoi te ardhmen tone.

 

BIG BROTHER ANTIBIOTIKU

 

Cmenduri ama  realitet, Big Brother Vip mban vendin e trete si rasti qe mbledh nje familje, pas dasmave e vdekjeve. Kjo maratone qe zgjat afro gjysme viti vazhdoi te na mbante te gozhduar para ekranit edhe kete vit ku preferoj te mos analizoj lojtaret ose lojen (kjo gje eshte sterbere), por do doja te ndalesha tek fenomenet qe u shfaqen rruges. Vazhdojme te jemi nje shoqeri qe gjykon njerezit deri tek corapet qe zgjedhin. I kategorizojme vajzat dhe grate ne te denja dhe te mira ne rast se kane cilesi si: e urte, fjalepak, e turpshme. Ne rast se jane ekstroverte dhe energjike menjehere klasifikohen ne te perdala, e qindra epitete te tjera. Ne qofte se nje vajze shfaq force dhe nuance e ndoshta nuk i rri formatit tipik te nje nene familjare e cila e qan byrekun me pete, atehere menjehere e klasifikojme si te cmendur. Nje mashkull emocional per ne gjithmone do quhet i dobet, e nje agresiv e arrogant eshte burre zoteri. Big Brother Vip eshte per shumicen nje reality show ku ngjyrat, karakteret dhe reagimet e ndryshme te njerezve qe nuk njihen me njeri tjetrin ama jane te izoluar e jetojne ne nje shtepi, krijojne situata, disa tek te cilat publiku gjen veten, e disa aq unike sa nuk rikrijohen dot jashte. Per mua Big Brother luan nje rol me te rendesishem se ai i te krijuarit keto castet ku si familje qeshim e shokohemi, por sherben si nje de sensitizues i diversitetit. Preferoj ta shoh si ai antibiotiku qe i japim qenit duke e futur brenda nje sallami qe ta kaperdije. Sallami eshte argetimi, dramat, zenkat, dashurite e krijuara brenda, shpallja e cmimit te madh, pemet e jetes etj. Ndersa antibiotiku, eshte perditshmeria me keta banore dhe de sensitizimi aq i rendesishem qe duhet te kalojme si popull, ne menyre qe ndoshta, pas 20 vitesh, ta pranojme dike qe eshte ndryshe e mos te na mllefosi aq shume sa te leme komente urrejtje sapo fillon publiciteti. Uroj tju beje mire antibiotiku dhe te shkuara.

 

 

PERFORMO PER NE PARASHQEVI!

Christopher Walken dikur tha: ‘’Po ta dinim sa shpejt njerezit i harrojne te vdekurit, nuk do jetonim me per te impresionuar te tjeret’’. Apasionimi me personazhet publike nuk eshte fenomen qe duhet prekur, eshte realitet. Ama, sic cuditerisht u adresua mjaft here pergjate ketij mini reflektimi personal mbi vitin qe lame pas, paterna e te paturit interes mbi nje VIP per aq kohe ai ose ajo, si ai majmuni qe i bie daulleve na jep nje show, rezultoi te ishte repetitiv. Ndoshta me ka shpetuar, po pergjate ketyre 26 viteve jete, nuk kam hasur asnje artikull me titullin ‘’Ku eshte Parashqevi Simaku sot?’’. Per shumicen, qasja ime e erret, deri diku pesimiste ndoshta nuk jua ushqen ate nocionin e botes si nje ylber plot ngjyra. Ama ‘’ Kur majmuni nuk i ra me daulleve, nuk na interesoi a ishte gjalle majmun”! E papritur, si mirage i nje legjende aq te dashur, ne nje metro duke pritur djalin e saj, ishte ajo … ish-majmuni performartiv, e cila zgjoi tek ne kompleksin e shpetimtarit. Mbaj mend vite me pare kam qene ne nje kafene me miq e per shkak te nje situate personale po qaja pa pushimn teksa ata me ngushellonin. Dukej qartazi qe po kaloja nje kataklizem dhe se nuk isha ne gjendjen time me te mire. Nje zonje afrohet (asokohe kendoja e isha me prezente ne syrin publik) dhe me nje buzeqeshje ne fytyre, duke mohuar qyrret dhe lotet e mi, gjithe gezim me thote: ‘’Do bejme nje foto bashke’. Ashtu me qyrret qe kullonin, nuk kisha si ta refuzoja. Majmuni duhet te jete gati te kape daullen me shpejtesine e eres edhe nese ka thyer doren. Rrenqethem kur shoh Parashqevine, nje dive me nje intonacion te pagabueshem edhe sot teksa nis kengen e fundvitit te Top Media. Konspirative si teori, ama gjithmone e shoh talentin si nje varese qe Zoti ta vendos ne qafe, por diku rruges ta jep me nje pakt.

– ‘’Po te jap kete, por do te te mar dicka tjeter!

Mos me keqkuptoni, me gezon shpirti ta shoh Parashqevine te rikthehet ne jeten e shkruar per te, ate te te kenduarit pambarim per nje popull te tere qe e do. Po perpara se te jete nje kengetare, Parashqevi Simaku eshte nje njeri. Nje njeri qe ka kaluar dallge, tronditje, shuplaka te panumerta nga fati, e flakje ne rruge. E kunderta absolute e dashurise nuk eshte urrejtja por injorimi. Uroj qe kete vit te mos kujtohemi e te shfaqim interes per nje artist vetem ne momentin qe e rigjejme dhe e bindim te performoje per ne, por te kemi interes genuine, si fillim per te brendshmen e tyre, e me pas per ate yllin ne balle…

 

 

Vazhdoj besoj se data 31 eshte dita me e bukur e vitit. Ka dicka qe servir kaq shume shprese ne kete nderrim vites. Nuk ka me bukur se te rikujtosh nga momentet me te ngrohta tek ato ku u rrezuat e me pak betadine e mund arritet te kuronit, ose jeni ne proces sherimi e rritjeje. Po ju le me urimet qe i jap vetes time, si leksione jete qe duhen mbajtur ne xhep. “Shqetesohuni vetem per gjerat qe keni nen kontroll, ato qe nuk i ndryshoni dot..lerini te shkojne.”

Sic thote edhe Stevie Nicks ne kengen Dreams nga Fleetwood Mac “Thunder only happens when its raining”. Mos lejoni nje kataklizem, humbje te madhe ose moment kaosi tju beje te reflektoni se duhet te beni nje ndryshim. Ndonjehere s’duhet te presim shiun kur shenjat jane aty, edhe ne dite me diell. Uroj qe kete vit te jeni mirenjohes per ato qe keni, me shume se te uritur per ato qe skeni.

Uroj te kuptoni ne kohe sekretin e jetes: Te pakta jane ato qe kane vlere e te mos harrohemi duke ndjekur eren. Sekreti  me i madh, ai qe duhet mbajtur parrulle ne cdo vit qe hyme:  

“Vetem kur te jeni mjeshtra ne artin e te dashurit te vetes, atehere dhe vetem atehere, do te mund te doni te tjeret. “