Celebrities Gossip Showbiz

Ledion Liço zbulon surprizën për prime-n e së shtunës, pjesë e Big Brother VIP do të jetë…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ledion Liço në përfundim të puntatës së sotme të Big Brother VIP, zbuloi një surprizë. Gjatë prime-t të së shtunës do të jetë i ftuar fituesi i edicionit të kaluar, Luiz Ejlli. Ledion Liço tha se kohët e fundit është përfolur shumë për këtë gjë, por ai do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes

Në spektakël është transmetuar linja e jetës së Erjola Doçit, e cila ishte mjaft prekëse. Me lot në sy ajo ka treguar kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar pas humbjes së babait të saj. Gjithashtu ka treguar se ka qenë në një lidhje toksike me një person i cili e ka dhunuar atë psikologjikisht dhe fizikisht dhe për këtë arsye ajo ka tentuar edhe të lëndojë veten.