Aktualitet

Masakra me 3 të vrarë, identifikohen viktimat; gjendet i djegur automjeti i autorëve

Atentati mafioz me 3 të vrarë, policia jep njoftimin zyrtar. Në automjetin e autorëve është gjetur një armë tip kallashnikov.

“Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volsëagen Passat” është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar. Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi Diklen  Vata, 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie. Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit është konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve”

Ndërkaq burime për Top Albania Radion pohojne se dyshohet se Besmir Hoxha dhe Brilant Martini janë dy viktimat të tjera të atentatit në Fushë-Krujë.

Autorët e vrasjes së trefishtë në Fushë-Krujë dyshohet se kanë qenë 3 persona, njëri prej tyre shofer dhe 2 të tjerët kanë dalë nbga makina dhe kanë qëlluar nga të gjitha anët.

Një nga viktimat e atentatit në Fushë Krujë që ndodhi ditën e sotme, Brilant Martinaj ka qenë i dyshuar për vrasjen e Xhulio Prelës në Lezhë. Xhulio Prela efektivi i policisë është vrarë mbrëmjen e 5 nëntorit të 2020 ku një prej autorëvë dyshohej të ishte Brilant Martinaj, kushëriri Elvis MartiNaj.