Tech

Microsoft do të ndalojë shitjen e Windows 10!

Microsoft do të ndalojë shitjen e Windows 10 Home dhe Pro për klientët javën e ardhshme, shkroi kompania në faqen e produktit. “31 janari 2023 do të jetë dita e fundit që ky shkarkim i Windows 10 ofrohet për shitje”, shkroi Microsoft në internet. “Windows 10 do të mbetet i mbështetur me përditësime sigurie që ndihmojë në mbrojtjen e kompjuterit tuaj nga viruset, spyware dhe malware të tjerë deri më 14 tetor 2025”.

Ndërsa Microsoft nuk do të shesë më Windows 10 shkarkimet dhe kodet e licencës, është e paqartë nëse njerëzit do të jenë në gjendje të blejnë Windows 10 nga shitës të tjerë me pakicë pas kësaj date. Microsoft njoftoi në qershor 2021 se do të ndalonte mbështetjen e Windows 10 në 2025, një dekadë pasi sistemi operativ u lançua në vitin 2015.

Microsoft tha se po bën një “investim shumëvjeçar e miliarda dollarësh” në programin e ri të Inteligjencës Artificiale, ChatGPT. Ata e përshkruan marrëveshjen e re si fazën e tretë të një partneriteti në rritje me OpenAI, por nuk e treguan shumën e saktë të investimeve.

Mjeti është pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të Inteligjencës Artificiale (IA-s), që mund të komunikojnë, të prodhojnë tekste të lexueshme sipas kërkesës, e madje edhe të prodhojnë imazhe dhe video të reja, bazuar në një qendër të madhe të të dhënave, ku përfshihen libra digjitalë, shkrime në internet dhe media të tjera.