Celebrities Showbiz S’e Kam me Ty

Moderatorët e “S’e kam me ty” na tregojnë surprizat e emisionit që fillon të enjten në Top Albania Radio!

Të ftuar sot në emisionin e pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5″ ishin Jonida Aliçkolli, Elios Shuli dhe Lei Kraja. Ata sot folën mbi projektin e ri që do të nisë këtë të enjten rrugëtimin në Top Albania Radio me të ftuar, ngacmime dhe të qeshura pafund. Por si i kanë ndarë ata rolet dhe kush ka më tepër emocione për këtë të enjte?

Moderatorja Jonida Aliçkolli e cila është pjesë e stafit të Top Albania Radio që nga viti 2008 thotë:

Ideja e programit në fakt është e frymëzuar, pasi siç thotë Elona Duro, unë jam autorja dhe moderatoja e këtij programi. Ideja është frymëzuar nga ne qe jemi rritur me televizionin italian, është si të thuash “Galapas”, por në versionin radiofonik. Aty do të diskutohen të gjitha programet që janë në qarkullim dhe do të komentohen sipas stilit tim, të Leit dhe Eliosit, i cili çdo javë do të vijë me një zë të ndryshëm.

Elios Shuli i cili është diplomuar për Regji Teatri, në këtë program do të vijë si një personazh aspak i zakonshëm nga java në javë:

Një diçka ndryshe që kemi këtë vit është edhe një formë ‘radio teatri’ nëse e quajmë të tillë. Unë do të krijoj personazhe të rinj, opinionistë dhe opinioniste, do të luaj me zërin, me figurën, pasi do të jetë edhe me xhirim. Sigurisht baza do të jetë të bërit batuta mbi kontentin e gatshëm por të komentuar nga unë dhe dy damat e mia.

Nga ana tjetër Lei Kraja i bashkohet Top Albania Radio-s për herë të parë këtë të enjte duke moderuar “S’e kam me ty”:

Të gjithë ishin të habitur se përse Lei do të jetë në radio. Por radio është një sfidë e vërtetë dhe gjithmonë e kam pasur qejf. Sidomos ata që nuk kanë qenë në ambientet e Top Albania Radio, nuk mund ta dinë se ai është ambienti më pozitiv dhe energjia më pozitive që ka gjithë Shqipëria. Është një ambient spektaktolar dhe thjesht u dashurova që kur kam shkelur aty. Thashë okej dua të jem pjesë e këtij ambienti. Jam shumë me fat përsa i përket Jonidës se ajo është shumë e talentuar për ata që nuk e njohin dhe ka një kimi shumë të mirë me Eliosin.