Celebrities Gossip Showbiz

“Mos m’i prekni më zarfet…” Kjo fjali e Nevinës na bëri të mendojmë se mund ta shohim nuse së shpejti!

Nevina Shtylla është një nga prezantueset më të ëmbla të televizionit shqiptar edhe pse nuk është shpesh në qendër të portaleve për skandale apo jetën e saj personale që e ruan në mënyrë hermetike.

E pyetur para disa ditësh në ‘Wake up’, ’, bukuroshja nuk ngurroi të na tregonte pak për planet e së ardhmes e bëhet fjalë pikërisht se kur  do të bëhet nuse me të vërtetë Nevina, pasi shpesh e kemi parë nëpër fotosesione apo pasarela të veshur si e tillë. Përgjigja e saj jo shumë entuziaste ishte se “Ndonjëherë mendoj se aq shpesh sa e kam veshur fustanin e bardhë, nuk di a do doja ta vishja edhe vetë. Ose më saktë, nuk jam nga ato vajzat që rri akoma dhe fle me ëndrrën: Si do të dukem nuse. Unë e kam ezauruar këtë pjesë.”

Por, ditën e djeshme në emisionin ‘E Diell’ Nevina na shtoi dyshimet se mund te jetë duke e menduar këtë gjë, pasi dha një koment që tregoi se ishte shaka, por kot nuk thonë shakaja gjysma e të vërtetës.

Nevina Shtylla: Ju lutem shumë mos m’i prekni më zarfet.

Ed Manushi: Thash t’i ruajmë këto që të ndajmë ftesa për vit të ri.

Nevina Shtylla: Mos kishe mendjen për ndonjë dasëm o ti.

Ed Manushi: Dasëm e përmendi vetë.

Nevina Shtylla: Jo timen  jo (Duke qeshur).

Është përfolur prej vitesh tanimë lidhja e moderatores Nevina Shtylla me juristin Arbër Myftari, madje para disa muajsh vetë ajo publikoi një Instastory krah tij, por duke i fshehur portretin. Ndaj tanimë që gjërat janë serioze mes tyre nuk është çudi që të kemi një dasëm në horizont.

Nevina gjithashtu u shpreh se dhe nëse një ditë do të vendoste të martohej do të zgjidhte fustanin më të thjeshtë në botë.