Celebrities Gossip Showbiz

Ndodh ajo që nuk pritej, Britney Spears pajtohet me nënën e saj!

Nëna e ikonës së muzikës pop Britney Spears, Lynne mori së fundmi avionin për në Los Angeles për të takuar vajzën e saj. Lynne shoqërohej nga menaxheri i Britney në rezidencën që ajo ndan me bashkëshortin Sam Asghari dhe sipas burimeve ato kaluan mbi 2 orë kohë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Pas shumë mosmarrëveshjesh, Britney dhe nëna e saj duket se po afrohen më shumë, pasi kontrolli konservator nga babai i këngëtares ishte mbytës dhe nëna e saj nuk e mbështeti atë. Ndërkaq, dokumentari i fundit i Britney Spears ka lënë shumë fansa të tronditur nga përshkrimi i jetës së divës së pop-it pas konservatorit. “TMZ Investigates: Britney Spears: The Price of Freedom”, e cila u transmetua të hënën në Fox, kishte shumë pretendime befasuese, nga këngëtarja e “Toxic”.

Rikujtojmë, se 41-vjeçarja nuk i ka parë djemtë e saj adoleshentë prej më shumë se një viti pas grindjeve të tyre publike për sjelljen e saj në mediat sociale. Producentja e TMZ, Katie Hayes në dokumentarin “TMZ Investigates: Britney Spears: The Price of Freedom”, u shpreh se:

Deri në fund të verës 2022, tensionet u bënë aq të këqija sa djemtë nuk po i përgjigjeshin as mesazheve të saj. Ajo ishte e tërbuar.