Britney Spears ka rikthyer vëmendjen e mediave, këtë herë përmes djalit të saj, Jayden Federline, i cili bëri një paraqitje të rrallë publike në eventin prestigjioz “Dior Cruise 2027 Show”.
19-vjeçari u fotografua teksa pozonte para kamerave përpara nisjes së sfilatës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen me pamjen e tij të transformuar dhe stilin casual.
Jayden u shfaq i veshur me xhinse të gjera blu, këmishë me kuadrate jeshile, xhaketë në të njëjtën nuancë dhe syze dielli, duke kombinuar një stil modern dhe të relaksuar.
Ai është djali i Britney Spears dhe ish-bashkëshortit të saj, Kevin Federline, ndërsa daljet e tij publike kanë qenë shumë të rralla gjatë viteve të fundit.
Paraqitja e Jayden vjen në një periudhë të ndjeshme për këngëtaren amerikane, e cila muajt e fundit ka qenë shpesh në qendër të mediave për shkak të problemeve personale dhe ligjore.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, në prill përfaqësuesit e artistes konfirmuan se ajo ishte shtruar vullnetarisht në një qendër rehabilitimi, pas problemeve që lidhen me drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike në California.
Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se Jayden dhe vëllai i tij, Sean Preston Federline, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në bindjen e artistes për të kërkuar ndihmë profesionale.
Ata duan vetëm që ajo të jetë mirë dhe e shëndetshme
-kanë raportuar mediat amerikane.
Pak javë më parë, Britney Spears publikoi edhe një video emocionale në Instagram me Jayden, ku shfaqeshin së bashku para pasqyrës.
Krahas videos, artistja falënderoi fansat për mbështetjen dhe foli për rëndësinë që kanë familja dhe miqtë në jetën e saj.