Celebrities Gossip Showbiz

Në emisionin “Më lër të flas” Alesia Bami tregon se kush është futbollisti shqiptar më seksi dhe jo vetëm…

Sot e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë moderatorja e njohur, Alesia Bami. Bukuroshja nuk ka folur vetëm për jetën profesionale për sportin siç jemi mësuar tashmë ta shohim çdo mbrëmje në krah të Edi Manushit në “Top Arena” dhe “Procesi Sportiv” por edhe për jetën e saj personale.

Sa e vështirë ka qenë për Alesian për të qenë pjesë e një emisioni sportiv?

Gjithmonë jam akuzuar që nuk kisha njohuri për sportin. Patjetër që nuk kisha njohuri shumë të mëdha sportive, por që me rrugën duke bërë emisione të njëpasnjëshme të Procesit Sportiv, Top Arena, merr eksperiencën dhe njohuritë e përgjithshme. Unë nuk kam dashur asnjëherë të jem analiste sportive apo të analizoj sportin në anën teknike, sepse kemi analistë për këtë punë. Si moderatore e sportit, për të bërë pyetje dhe për të pasur informacionet e përgjithshme, mendoj se i kam.

Sa i përket fejesës së diskutuar kohë më parë por që ende nuk është bërë asgjë e ditur, Alesia është shprehur se:

Gjërat e mija të rëndësishme nuk i bëj me ‘tag’ sepse dua t’i dedikohem vetë deri në pikën e fundit. Kur do fejohem unë? Nuk e di, unë jam shumë e re tani.

A ka Alesia një partner? 

Kjo pra është ideja, unë nuk kam dikë që të fejohem. Tek një njeri që do e zgjidh të jetë partneri im nuk do ta doja xheloz për punën time, Instagramin tim.

Sipas Alesia Bamit futbollisti më seksi shqiptar është Lorik Cana.

Mendoj që stafetën nuk ia merr njeri Lorik Canës.