Celebrities Showbiz

“Ngeli si debil!”/Fjalët e Heidit mërzisin Romeon, tjetër ‘krizë’ në çift?!

Romeos duket se i ka mbetur hatri me fjalën ‘debil’ që Heidi përdori ndaj tij gjatë misionit që kishte nga prodiksioni, kur hiqej si motër e vëlla me Lidin. “Romeos i vjen inat se nuk kuptoi asgjë dhe ngeli si debil”, kishte thënë Heidi, gjë që u transmetua në prime-in e së shtunës.

Dje pasdite, Heidi i kërkoi falje Romeos duke i shpjeguar se nuk e kishte në atë kontekst. Megjithatë ky i fundit dukej paksa i mërzitur.

Heidi: Nuk është për të të ofenduar, unë kam qenë e para që kam thënë që ke dalë super mirë.

Romeo: Dhe futesh aty brenda dhomës së rrëfimit dhe thua ‘Romeos i vjen inat se ka dalë si debil’.

Heidi: Po pra se nuk e ka kuptuar situatën, është si ‘stupido’.

Romeo: Po pra, pikërisht.

Heidi: Po nuk ishte aq rëndë nga ana ime, e di që ‘debil’ është e rëndë, po nuk e kam thënë në atë konotacion. E kam thënë ‘tipo stupido’, se në italisht është ndryshe, nuk po justifikohem.

Romeo: Po ma përdorin 100 veta tjerë tani prandaj.

Heidi: Më fal!

Romeo: Po, e kuptoj, të fal.