Celebrities Showbiz

Nick Jonas zgjedh ta shprehë kështu dashurinë e tij për Priyanka-n!

Nick Jonas së fundmi ka postuar një foto shumë të bukur në rrjetin e tij social Instagram, ku shfaqet së bashku me gruan e tij gjatë festës së Ditës së Falënderimeve dhe u uroi fansave të tij një festë të lumtur.

Gëzuar Ditën e Falenderimeve të gjithëve! Mirënjohëse për ty @priyankachopra.

Gjithashtu edhe vetë Priyanka Chopra, bashkëshortja e tij dhe postoi po të njëjtën foto duke thënë se:

Aq shumë për të qenë mirënjohëse për miqtë, familjen dhe te dua @nickjonas. Gëzuar Ditën e Falenderimeve për të gjithë ata që festojnë.

Në fillim të këtij muaji, muzikanti dhe aktorja bukuroshe festuan edhe festën e ‘Diwali’ me familjen dhe miqtë me një festë që organizuan në shtëpinë e tyre të re në Los Angeles.

Kujtojmë se së fundmi qarkulluan thashetheme se aktorja e njohur Priyanka dhe bashkëshorti i saj Nick janë ndarë pasi aktorja ka hequr mbiemrin “Jonas” nga llogaritë e saj në rrjetet sociale. Chopra shtoi “Jonas” në emrin e saj në Instagram dhe Twitter pas martesës së saj me Nick në vitin 2018, ndërsa javën e kaluar, ajo e hoqi pjesën e dytë të mbiemrit të saj pa shpjegime, duke bërë që fansat të spekulonin se martesës mes dyshes i kishte ardhur fundi.

Të shumta ishin reagimet e fansave në rrjetet sociale të cilët mendonin dhe ishin të bindur se dyshja e njohur është duke kaluar një krizë martesore.

Ndërkohë, pas këtyre thashethemeve ka reaguar nëna e Chopra-s, Madhu e cila ka hedhur poshtë zërat për një ndarje mes çiftit. Ajo u shpreh se:

Mos përhapni thashetheme.