Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit e saj një moment konfuz dhe jo pak të sikletshëm që lidhet me llogarinë e saj në Instagram.
Përmes një Instastory të publikuar nga makina, Sara u shfaq e habitur dhe e irrituar, ndërsa tregoi se disa foto personale të saj po bëheshin të dukshme për persona të tjerë pa dijeninë e saj.
Instagram wtf!!! Çfarë është një ‘instant’?! Pse të gjithë po shohin foto të miat që as unë vetë nuk i gjej dot?!
– shkroi ajo në anglisht, duke lënë të kuptohet se nuk ishte në dijeni të funksionimit të këtij opsioni të ri.
Situata u bë edhe më e sikletshme kur ajo kuptoi se mund të kishte dërguar pa dashje fotografi tek persona të ndryshëm përmes “Direct Message”.
Në një tjetër reagim, Sara kërkoi publikisht ndjesë ndaj kujtdo që mund të ketë marrë foto gabimisht.
Kujdo i kam çu foto, ja kam çu pa dashje, kërkoj ndjesë
Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar mbi atë që ndodhi, dyshohet se gjithçka mund të lidhet me një funksion të ri të “Instagram”, i cili mund të jetë aktivizuar pa dashje.
Episodi ka shkaktuar reagime të shumta dhe të qeshura mes ndjekësve të saj, ndërsa shumë prej tyre duket se kanë nxituar të kontrollojnë menjëherë mesazhet dhe opsionet e aplikacionit të tyre.