Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Një nuse tradicionale si Jennifer Lopez, zbulohet certifikata e martesës së saj me Ben Affleck!

Dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kurorëzuan dashurinë e tyre rreth një muaj më parë, në një ceremoni intime në Little White Wedding, në Las Vegas, pasi rindezën romancën e tyre pothuajse 20 vjet më pas. Së fundmi në mediat e huaja është publikuar certifikata e martesës së Bennifer ku vihet re se ylli i popit është treguar një nuse tradicionale, duke marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj pas martese, Affleck.

Dyshja u martua nga pastori Ryan Wolfe dhe dëshmitari i tyre kryesor ishte Kenosha Booth. Kujtojmë që Jennifer dhe Ben Affleck po planifikojnë një festë të madhe në një nga shtëpitë që aktori ka në pronësi, në qytetin bregdetar të Riceboro, Georgia, ku të ftuar do të jenë anëtarët e familjes, miqtë e ngushtë të çiftit por edhe artistë të famshëm.

Supozohet që në muaj mjalti çifti i sapomartuar të bëjë qejf e të argëtohet, por nuk ndodhi kështu për Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Aktori u fotografua së fundmi nga paparacët duke dremitur ndërsa ishte duke lundruar në lumin Seine në Paris. Ditët e fundit për Ben duket se kanë qenë shumë të lodhshme sa nuk po e shijon në maksimum muajin e mjaltit. 

Të gjithë fansat e Bennifer mund të jenë lumturuar shumë nga ribashkimi i dyshes së famshme. Megjithatë, është dikush që nuk mendon se ata e kanë të gjatë romancën e tyre. Rikujtojmë, se bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez tha se martesa e këngëtares me Ben Affleck nuk ka gjasa që të zgjasë. Ojani Noa, 48 vjeç, pretendon se ish-gruas së tij “i pëlqen të jetë e dashuruar”, por humbet interesin pasi pasioni në martesën e saj fiket. Noa, i cili u takua me J.Lo kur ai ishte një refugjat kubanez në Miami, u ndanë me njëri-tjetrin në vitin 1998.