Celebrities Gossip Showbiz

Na vjen keq që t’ju zhgënjejmë, por sipas ish-bashkëshortit të Jennifer Lopez, martesa e saj nuk ka gjasa të zgjasë!

Të gjithë fansat e Bennifer mund të jenë lumturuar shumë nga ribashkimi i dyshes së famshme. Megjithatë, është dikush që nuk mendon se ata e kanë të gjatë romancën e tyre.

Bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez tha se martesa e këngëtares me Ben Affleck nuk ka gjasa që të zgjasë. Ojani Noa, 48 vjeç, pretendon se ish-gruas së tij “i pëlqen të jetë e dashuruar”, por humbet interesin pasi pasioni në martesën e saj fiket.

Noa, i cili u takua me J.Lo kur ai ishte një refugjat kubanez në Miami, u ndanë me njëri-tjetrin në vitin 1998. Ai u shpreh:

Ben është bashkëshorti numër katër. Unë isha bashkëshorti numër një dhe ajo më tha se isha dashuria e jetës së saj. Kur u shtrimë në shtrat natën e dasmës, ajo tha se do të ishim bashkë përgjithmonë.

Përveçse u martua katër herë, Lopez është fejuar gjashtë herë, duke përfshirë dy herë me aktorin e “Good Will Hunting”, me rreth 20 vjet diferencë. Lidhur me takimin e tyre të parë, Ojani tha:

Nuk e kisha idenë se kush ishte ajo. Sytë tanë takuan njëri-tjetrin dhe mendova se ajo ishte gruaja më e bukur që kisha parë ndonjëherë. Ajo kishte veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona dhe mbaj mend që mendova se kishte trupin më të mirë që kisha parë ndonjëherë. Më vonë ajo më tha se e dinte që natën e parë se do të martohej me mua.

Supozohet që në muaj mjalti çifti i sapomartuar të bëjë qejf e të argëtohet, por nuk po ndodh kështu për Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Aktori është fotografuar nga paparacët duke dremitur ndërsa ishte duke lundruar në lumin Seine në Paris. Ditët e fundit për Ben duket se kanë qenë shumë të lodhshme sa nuk po e shijon në maksimum muajin e mjaltit. J.Lo dhe Ben Affleck ndodhen në qytetin e dashurisë, Paris.