Celebrities Film & Tv

Një serial i ri po i afrohet ndjeshëm suksesit të “Squid Game”, për kë bëhet fjalë?!

Mesa duket një tjetër serial nga Koreja e Jugut do të krijojë shumë shpejt sukese të mëdha dhe mund të konkurrojë “Squid Game”. Është fjala për “My Name”, një tjetër serial i zhanrit dramatik që po shënon ngritje të mëdha në platformën e transmetimit Netflix.

“My Name” ka qenë duke u ngjitur në listat e transmetimit kinematografik që nga publikimi i tij më 15 tetor. Seriali i zhanrit dramë me tetë episode shtjellon historinë e një gruaje të re, të luajtur nga aktorja Han SoHee, e cila bashkohet me një rrjet droge për të marrë hak për vdekjen e babait të saj. Ajo më pas hyn në forcat e policisë si një person i angazhuar për skuadrën e anti-drogës.

Seriali po tërheq vëmendjen për skenat e tij të luftimit të mbushura me aksion, si dhe shfaqjet emocionale dhe skenarin interesant. “My Name” aktualisht ka një vlerësim 8.2/10 në IMDB, duke e bërë atë të barabartë me rezultatin e “Squid Game”. Shikuesit ndërkombëtarë kanë lavdëruar serialin, megjithëse se si e kanë pritur në Korenë e Jugut ka qenë disi më e përzier. Në komentet e përkthyera nga Netizenbuzz, një shikues korean tha:

Unë personalisht nuk e pëlqeva. Po më thua që një grua me pamje delikate rrahu 50 burra?

Një tjetër komentoi:

Një duartrokitje për Han SoHee. Ajo punoi shumë. Nuk kishte asnjë pikëpyetje për mua pasi ishte aq e qartë se kush e vrau babanë e saj që nga fillimi, por të shohësh një grua që mposhti kaq shumë banditë, ndihej e përshtatshme për kohën tonë.

Ndërkohë, seriali i cili ka fituar një popullaritet shumë të madh vetëm në një muaj publikim,“Squid Game” arrin suksesin më të madh në historinë e Netflix me 111 milion fansa që e ndjekin serialin që nga debutimi i tij më 17 shtator. Seriali hit i Koresë së Jugut është bërë fenomen duke tejkaluar pritshmëritë, i cili është aktualisht seriali i parë në 10 listat kryesore të Netflix në 94 vende të globit, duke u bërë gjithashtu seriali i parë që po ndiqet masivisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri në momentin që flasim, “Squid Game” ka fituar mbi 900 milionë dollarë. Kjo shifër ka dalë në media nga zyrat e ‘Netflix’, por nuk është konfirmuar nga kompania e njohur. Nga ana tjetër, vlera e shpenzuar për realizimin e serialit mësohet se është vetëm 21.3 milionë dollarë, mesatarisht 2.4 milionë për episod.