Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka qetësi për ta! Dyshja Angelina-Brad tanimë përballen me konfliktin e rradhës!

Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie dhe ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt kanë debatuar sërish për një pronë luksoze që ata zotërojnë në Francë. Sipas mediave, bëhet fjalë për pronën në të cilën dyshja u martua në vitin 2014.

Në dokumentin e siguruar nga ‘Fox News’, Jolie akuzohet se po përpiqet të shesë aksionet e saj, duke mos lejuar Pitt t’i blejë ato. Ky i fundit ka deklaruar se kjo është një përpjekje e aktores për të shmangur detyrimet ndaj tij pasi thuhet se ata kishin rënë dakord më parë që t’i jepnin njëri-tjetrit mundësinë për të blerë pronën nëse njëri prej tyre vendos të heqë dorë.

Rikujtojmë, se në një intervistë të fundit për “The Guardian”, Angelina Jolie ka shprehur se ka pasur frikë për sigurinë e familjes gjatë martesës me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt dhe kritikoi qeverinë amerikane se nuk po bën më shumë për të mbrojtur të drejtat e të miturve. Aktorja dhe aktivistja tha se përvojat e saj në marrëdhënien me Pitt e bënë atë të kuptojë rëndësinë e të drejtave të fëmijëve.

Jolie nuk tha saktësisht se çfarë kishte ndodhur në marrëdhënien e tyre që e bëri t’i frikësohej sigurisë së fëmijëve të saj, por tha se se ajo është ende në proces gjyqësor për të cilin “nuk mund të flasë”. Gjithsesi nga gjestet e saj arrihej të kuptohej se bëhej fjalë për abuzim në familje nga ana e Pitt.

Ndërkaq, së fundmi gjithashtu Jolie ishte në Shtëpinë e Bardhë në Washington, ku aktorja e famshme e shndërruar në aktiviste për të drejtat e grave diskutoi me një sërë zyrtarësh mbi rinovimin e dekretit të lidhur me dhunën në familje. 46-vjecarja mori pjesë në cilësinë e të dërguarës së posacme të UNHCR-së në takimin me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë.