Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities

Elegante siç vetëm ajo di! Angelina Jolie në Shtëpinë e Bardhë për këtë mision të rëndësishëm!

Së fundmi, ylli i Hollywood-it Angelina Jolie ishte në Shtëpinë e Bardhë në Washington, ku aktorja e famshme e shndërruar në aktiviste për të drejtat e grave diskutoi me një sërë zyrtarësh mbi rinovimin e dekretit të lidhur me dhunën në familje. 46-vjecarja mori pjesë në cilësinë e të dërguarës së posacme të UNHCR-së në takimin me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë.

Pikërisht aty u fol dhe për ligjin mbi dhunën ndaj gruas. Ajo që ranë në sy veç të tjerash ishte dhe look-u i saj serioz, por mjaft elegant. Aktorja u shfaq me një bluzë të zezë dhe një fund të derdhur ngjyrë kremi. Për aksesorë, kishte një orë në ngjyrë floriri dhe një çantë të zezë.

Ju rikujtojmë, se Jolie, së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “The Guardian” ku flet pse divorci i saj nga Brad Pitt është një çështje e të drejtave të njeriut dhe zbulon shumë detaje të tjera interesante nga jeta e saj. Angelina ulet në një tavolinë dhe duket mjaft mbretërore.

Gjithashtu së fundmi, super ylli ka treguar se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt kanë pasur shumë mosmarrëveshje për shkak të punës së Brad me regjisorin Harvey Weinstein edhe pasi kishte dëgjuar mbi historitë e ngacmimeve seksuale të regjisorit.

46-vjeçarja ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga regjisori famëkeq gjatë xhirimeve të një filmi të prodhuar nga Weinstein në vitin 1998, “Playing by Heart”, në të cilin ajo luajti rolin kur ishte në moshën 21 vjeçe. Rrëfimin ajo e bëri në një intervistë të sajën të fundit.