Celebrities Gossip Showbiz

Pas spekulimeve të pafundme, reagon për herë të parë partnerja e Dani Alves, Joana Sanz!

Gjithçka në lidhje me rastin Dani Alves po gjeneron shumë thashetheme dhe lajme. Në orët e fundit dolën zëra për një divorc nga bashkëshortja Joana Sanz, por kjo ka shërbyer vetëm për të nxitur një reagim të fortë nga ana e kësaj të fundit. Modelja 29-vjeçare duhet të kalojë një kohë të vështirë, me Alves të arrestuar në Barcelonë për një sulm të dyshuar seksual. Përveç kësaj, së fundmi ka ndërruar jetë edhe nëna e saj.

Sanz donte ta bënte të qartë pozicionin e saj dhe bwri një deklaratë të shkurtër. Joana në rrjetet e saj sociale ka shkruar se:

Dua ta bëj të qartë se informacionet e fundit për gjërat që kam thënë janë totalisht të rreme, nuk kam kontaktuar me asnjë media apo ndonjë gazetar specifike. Kur të kem diçka për të thënë, unë, Joana Sanz, do ta bëj atë nëpërmjet një deklarate në rrjetet e mia sociale. Gjithçka tjetër është spekulim. E vlerësoj shqetësimin, por në këtë moment ka një proces të vazhdueshëm që meriton të mos fryhet.

Duket se partnerja e Dani Alves kërkon të qëndrojë jashtë asaj që po ndodh me gjyqin e tij. Ai shpreson të dalë së shpejti nga burgu, të paktën për këtë po punojnë avokatët e tij. Pavarësisht këtij sqarimi nga Joana Sanz, nuk është e qartë se cili është qëndrimi i saj në lidhje me Alves.

Në rrjetet sociale modelja ka fshirë fotot që kishte me bashkëshortin aktual Dani Alves, madje edhe ato nga dita e dasmës. Mbetet për t’u parë sesi martesa e tyre do të përballojë gjithçka që ka ndodhur javët e fundit. Alves dhe Joana filluan lidhjen e tyre në vitin 2015 dhe pasi u fejuan një vit më vonë, u martuan në vitin 2017.