Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Pëshpërimat poshtë jorganit dhe fikja e mikrofonit, ja dënimi i Vëllait të Madh për Ilnisën dhe Meritonin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Ilnisës dhe Meritonit i është tërhequr disa herë vëmendja gjatë ditëve të fundit për pëshpërimat poshtë jorganit dhe fikja e mikrofonit.

Për këtë gjë, Vëllai i Madh zgjodhi që t’i dënonte të dy ata, duke ndaluar që të mos qëndrojnë më në të njëjtat ambiente të shtëpisë dhe të mos flenë më me njëri-tjetrin.

Nëse ky rregull do të thyhet, atëherë Ilnisa dhe Meritoni do të shkojnë në një televotim kokë më kokë.