Celebrities Film & Tv Showbiz

Pikët më të larta të marra ndonjëherë, Elhaida Dani thyen rekord në “Dancing With The Stars”!

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet VIP dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.

Edhe nata e djeshme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese. Fatkeqësisht ashtu si çdo natë, mbrëmja e djeshme përfundoi me një të eliminuar. Ishte Deborah Keçi dhe balerini profesionit Niko Spiro që e lanë spektaklin pas një përballje në kërcim me Julka Gramon dhe Silvester Shuta.

Megjithatë, një tjetër çift theu rekord në marrjen e pikëve nga juria. Ishte Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliaj ata që morën 40 pikë, pikët më të larta të marra ndonjëherë nga çdo konkurrent tjetër që nga fillimi i këtij spektakli. Por mesa duket nuk ka qenë fort e lehtë për Elhaidën performanca e saj. Një natë më parë ajo pësoi një incident në skenë, ndërsa mbrëmjen e kaluar Sambën e kishte marrë ‘seriozisht’ duke pushtuar skenën ku dhe juria pati vetëm fjalë të mira.

Kledi Kadiu: Me shumë energji, e saktë, e rrjedhshme, vetëm fjalë të bukura kam. Fakti që kërcen me kaq ndjenjë, ti e jeton kërcimin, Kjo është gjëja më e bukur, bravo!

Dalina Buzi: Ti ia dole, për mua Samba më e bukur që është bërë deri më tani.

Armand Peza: Unë mendoj që Shakira ka humbur që nuk ju përfshin dot te videoklipi i saj.

Valbona Selimllari: Elhaida ti je një yll, kjo ishte hapja më e bukur që mund t’i bëhej “Dancing With The Stars”.