Artistja e njohur, Elhaida Dani, ka hapur një kapitull të ri të jetës së saj, duke ndarë me publikun betejën e saj me paragjykimet që lidhen me jetën private, pas lidhjes me balerinin Ledian Agalliaj.
Në një rrëfim të sinqertë, këngëtarja foli për sfidat që ka kaluar si pasojë e kritikave dhe gjykimeve të shoqërisë për marrëdhënien e saj.
Elhaida dhe Lediani u njohën dhe u dashuruan gjatë programit “Dancing With The Stars”, por lidhja e tyre u shoqërua me shumë polemika, pasi balerini ishte ende në një lidhje afatgjatë me Ditjona Borën.
Pas ndarjes nga ish-e fejuara, shumë persona e akuzuan këngëtaren për ndërhyrje në marrëdhënien e tyre, duke e etiketuar si shkaktaren e ndarjes.
Përballë këtyre kritikave, Dani shpjegoi se dashuria e saj për Ledianin u shndërrua në një sfidë të madhe, pasi shumëkush nuk e kuptoi dhe e gjykoi për vendimin e saj. Ajo theksoi se, për të, dashuria nuk ishte një shfaqje publike apo një akt, por një ndjenjë e pastër dhe e vërtetë.
Përkundër asaj që ndodhi, këngëtarja e pranoi se çdo fjalë dhe akuzë e drejtuar ndaj saj e kishte dëshpëruar, por nuk e ndaloi dot nga lufta për të qenë ajo që është.
Një artist mund të përballet me shumë vështirësi, ku gjithçka që ke ndërtuar mund të vlerësohet vetëm përmes syve të të tjerëve që presin të të gjykojnë. Ndonjëherë, nuk janë dritat e skenës ato që të verbojnë, por hijet e paragjykimeve që të ndjekin
– tha ajo, duke kujtuar momentet e vështira kur dashuria e saj u shndërrua në një arsye për ta kritikuar.
Ajo vazhdoi me një rrëfim emocional, duke shpërndarë ndjenjat e saj për periudhën e vështirë që kaloi pas çdo komentimi negativ.
U rrëzova para syve të të gjithëve, dhe isha e thyer, por kam mësuar të luftoj dhe të ngrihem. Dashuria ime me Ledianin ishte një ndjenjë e pastër, dhe përkundër asaj që thonin të tjerët, nuk dorëzova
Elhaida, që ka lindur dhe u rrit me ëndrrën për t’u bërë një artiste e suksesshme, përfundoi duke shprehur se qëllimi i saj ishte të bënte krenare familjen e saj dhe të vazhdonte përpjekjen për të arritur ëndrrat e saj, pavarësisht pengesave dhe kritika që ka përjetuar.
Lidhja e Elhaidës me Ledianin kishte filluar gjatë pjesëmarrjes së tij në spektaklin “Dancing With The Stars”, ku ai ishte ende i fejuar me Ditjona Borën, me të cilën kishte pasur një histori lidhjeje prej shtatë vitesh. Në fillim, marrëdhënia e Elhaidës dhe Ditjonës ishte miqësore, dhe ajo e mbështeste këngëtaren në rrjetet sociale. Megjithatë, pas ndarjes, situata ndryshoi dhe Elhaida u bë objekt i kritikave të shumta.