Celebrities Showbiz

R.Kelly shpallet fajtor për pornografi me fëmijë dhe abuzim seksual!

Një juri federale dënoi më 14 shtator R.Kelly-n për disa akuza për pornografi me fëmijë dhe abuzim seksual në Çikago, duke i dhënë një goditje tjetër ligjore një këngëtari që dikur ishte një nga yjet më të mëdhenj të R&B në botë. Kelly, 55 vjeç, u shpall fajtor për tre akuza për pornografi të fëmijëve dhe tre akuza për joshje të fëmijëve.

Por juria e liroi atë për nga akuza për konspiracion që pretendonte se ai manipuloi gjyqin e tij të mëparshëm. Juria gjithashtu e shpalli atë të pafajshëm për tre akuza për komplot për marrjen e pornografisë së fëmijëve, si dhe dy akuza të tjera joshjeje. R. Kelly, u dënua për akuza federale për pornografi për fëmijë të mërkurën për bërjen e videove duke abuzuar me vajzën e tij 14-vjeçare.

Vendimi pasoi një gjyq 1-mujor në Çikago, vendlindja e Kelly-t, ku anëtarëve të jurisë iu shfaqën pjesë të pamjeve shqetësuese dhe dëgjuan dëshminë e viktimës, tani 37-vjeçare, e cila u identifikua vetëm si “Jane”. Juristët diskutuan për rreth 11 orë, duke filluar pasditen e 13 shtatorit, përpara se të ktheheshin me një vendim fajësie për gjashtë nga 13 akuzat me të cilat Kelly ishte përballur, duke përfshirë tre akuza për pornografi për fëmijë.

Në Çikago, një dënim për vetëm një akuzë të tillë mbart një dënim minimal të detyrueshëm prej pesë deri në 10 vjet. Ai vjen në krye të një dënimi me 30 vjet burg të dhënë këngëtarit në qershor, pasi ai u shpall fajtor për trafikim seksual dhe shantazh në një çështje të veçantë federale në Brooklyn. Kelly, u akuzua për regjistrimin në video të vetvetes duke kryer marrëdhënie seksuale me vajza të mitura, si dhe për manipulimin e gjyqit të tij shtetëror të vitit 2008 për akuzat për pornografi për fëmijë, për të cilin u shpall i pafajshëm.

Prokurorët, gjatë gjyqit, thanë se këngëtari ishte “një grabitqar seksual” i cili kishte përdorur famën e tij për të bërë pre vajzat e mitura dhe për të regjistruar abuzimin në video. Ndihmësprokurorja e SHBA-së, Elizabeth Pozolo u tha anëtarëve të jurisë:

Robert Kelly ka abuzuar me shumë vajza gjatë shumë viteve. Ai kreu krime të tmerrshme kundër fëmijëve. Gjithë këto vite më vonë, ana e fshehur e Robert Kelly-t ka dalë në shesh. Ai fëmijë, i cili nuk kishte asnjë përvojë të mëparshme seksuale në jetën e saj, u detyrua të shtrihej në atë dysheme, ndërsa ai burrë i ulur aty pranë urinonte mbi të. Ai akt degradues është kapur përgjithmonë në atë video. Ky abuzim kujtohet përgjithmonë.