Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia!

Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS.

Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të protestës, te kryqëzimi te kryeministria, kanë ndodhur përplasje fizike mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste, të cilët ishin të pranishëm në sheshin “Italia” për festimet e 35-vjetorit.

Pati një sherr masiv për disa minuta, teksa nga protesta bëheshin thirrje për qetësi dhe evitim të tensionit. Vetëm ndërhyrja e policisë e qetësoi situatën.

LEXO EDHE: ‘Zvërneci’/ Mbahet në Tiranë protesta e 13-të kundër resortit luksoz, kërkohet largimi i Ramës!

Live për Top Channel foli një nga protestuesit. “Ça nuk thanë. Ju do humbni, ne jemi e ardhmja. Erdhën më vrap që andej. Ishin pak veta. Ishin rreth 30-40 veta. Ne ishim këtu. Një polic vrapoi. Policët rrinë atje kot”, tha ai.

LEXO EDHE: Festa e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, Rama për Zvërnecin: U prodhuan foto e video për të ushqyer zemërimin!

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, direkt nga protesta raporton: “Pjesa e parë ka qenë verbale, grupimi ka marrë pastaj një pjesë të protestuesve duke ikur me vrap, duke iu drejtuar sheshit ‘Nënë Tereza’. Ka pasur edhe ndërhyrje nga pjesa tjetër e protestuesve që kanë dashur t’i rikthejnë para Kryeministrisë për të shmangur konfliktin dhe që të mos binin pre e provokimeve”.