Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Luizi mori “hak” ndaj Ronaldos, duke i hedhur atij salcë domatesh në kokë. Ky i fundit ditën e djeshme e bëri shtëpinë me miell, pasi u revoltua nga një rreng që Jori, Dea dhe Keisi i ngritën atij. Ronaldo debatoi edhe me Luizin, pasi ai e “urdhëroi” të pastronte shtëpinë. Pikërisht debati që ata të dy patën për pastrimin e shtëpisë, dyshohet se shtyu Luizin sot që t’i hidhte salcë domatesh Ronaldos në kokë.
Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Kujtojmë, se nga nominimi i fundit u eleminua Gerti, teksa Lorenci hoqi vetë dorë. Ndërkohë, reagimet dhe sjellja e Kiarës dhe Efit kanë shkaktuar mjaft polemika në shtëpinë e “BBV”, me Luizin që u ka thënë dy vajzave disa fjalë.