Analisti i njohur, Arjan Curi, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit. Jo vetëm kaq, pasi ai foli edhe në lidhje me qëndrimin që mban kryeministri i vendit, Edi Rama.
Sharka: Një shoqja ime po më thoshte që del në protestë sepse ish-i i ka futur ‘block’ në të gjitha rrjetet sociale dhe për këtë do ankohet tek kryeministri Rama. Pra, mban një pankartë ajo dhe do shkruajë “Më ktheni ish-in”. Një shoqe tjetër do ankohej tek Rama e do i thoshte “na rikthe çunat, se nuk ka më çuna ky vend, kanë ikur të gjithë jashtë”. Dhe nuk gjen partner. Ajo për këtë ishte shumë e shqetësuar, se kanë ikur çunat në Spanjë, në Londër. Pra secili shkon për hallet e veta aty.
Curi: Po kjo nuk është gjë e keqe. Le të shkojë secili për hallet e veta, se është më mirë të shkosh për hallet e tua se sa pa hall fare. Mund të shkosh dhe për qejf, nuk e di. Por ideja është që kjo e bën atë që unë them se është një BBB, Big Brother Bulevard.
Sharka: Është edhe pak Përputhen, e di pse? Se kam dëgjuar shumë që shkojnë aty për flirtim.