Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Shumë vajza dëshirojnë ta kenë ama vetëm njera ia ka fituar zemrën, Maluma i “pandashëm” nga partnerja e tij!

Duket se marrëdhënia e këngëtarit kolumbian Maluma me të dashurën e tij, Susana Gomez, po shkon për mrekulli. Dyshja po shijon pushimet në Formentera të Spanjës dhe u shfaqën më të dashuruar se kurrë. Ylli kolumbian është parë duke u relaksuar në një jaht luksoz me partneren.

Ata ishin në super formë teksa shkrepën disa foto mjaft të bukura, e notuan krah njëri-tjetrit. 28-vjeçari mbante pantallona të shkurtra plazhi me vija shumëngjyrëshe, ndërsa Gomez kishte veshur rroba banje të zeza. Maluma dhe Susana janë munduar ta mbajnë sa më shumë larg vëmendjes lidhjen e tyre. Herën e fundit ata u fotografuan së bashku në janar të këtij viti, teksa ishin me pushime në Greqi.

Maluma është një prej këngëtarëve më “IN” të momentit. Ai ka nisur turin në Evropë “Tour World Papi Juancho” dhe në Spanjë i ka ndodhur një situatë e papritur. Dy fanse kanë nisur të zihen me njëra-tjetrën dhe çfarë bëri Maluma? I përzuri të dyja.

“Prisni… Shiko, nuk e kam idenë se si quheni, por ata që krijojnë zënka duhet të largohen nga koncerti im. “bye, bye, bye. Dilni jashtë! Këtu kemi vetëm energji pozitive”,-ka thënë artisti dhe ka nisur më pas sërish të këndojë.

Rikujtojmë se ylli kolumbian ishte në muajin mars në Shqipëri teksa mbajti koncertin e tij në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, ku dha një super performancë për të gjithë publikun. Vetë Maluma postoi disa video gjatë performancës në llogarinë e tij në Instagram. Artisti këndoi disa nga hitet e tij më të njohura, si “Felices los 4”, “Corazon”, “No soy malo”, “11 PM” e shumë të tjera. Gjatë koncertit të tij, Maluma nuk harroi të përmendte dhe disa fjalë për eksperiencën e tij këtu në Tiranë.