Health & Beauty Lifestyle

Studim/Aftësia për të harruar është po aq e dobishme sa ajo për të kujtuar!

Ndonjëherë na ndodh të harrojmë se ku janë çelësat e shtëpisë, ose të mos kujtojmë menjëherë emrin e një aktori të madh në një film të famshëm. Por kjo nuk ka pse të na trembë, pasi në studimin e fundit, pak harresë, është jo vetëm normale, por edhe dobiprurëse.

Studimi më i fundit i thelluar mbi këtë temë, i cili ka përfshirë disa studiues vitet e fundit vjen me “Forgetting: The benefits of not remembering”. Është puna më e fundit nga Scott Small, profesor i neurologjisë dhe psikiatrisë, i cili drejton Qendrën Kërkimore të Alzheimerit të Universitetit të Kolumbisë në New York.

Scott Small, i cili lufton çdo ditë me gabimet e kujtesës së pacientëve të tij, shpjegon në një mënyrë të thjeshtë por të thelluar se si, për një tru të shëndetshëm, aftësia për të harruar është po aq thelbësore sa aftësia për të kujtuar dhe se heqja e kujtimeve nuk është një proces pasiv, por një veprim aktiv thelbësor për të reduktuar zhurmën e sfondit të informacionit të padobishëm.

Aftësia për të harruar atë që nuk është thelbësore e ndihmon trurin të mendojë më mirë, t’i japë përparësi vetes, të marrë vendime më të shpejta dhe më të mira dhe gjithashtu të jetë më kreativ. Si përfundim, harresa normale, e balancuar me një kujtesë adekuate, na jep një mendje më fleksibël.

Natyrisht, nuk duhet ngatërruar me humbjen patologjike të kujtesës së dikujt. Small arrin në konkluzionin se:

Ata që kujtojnë në detaje atë që hëngrën për drekë 30 vjet më parë nuk janë më të aftë se kushdo tjetër për të kujtuar një numër telefoni ose ku i vendosin çelësat, sepse kujtesa e hekurt është vetëm ajo autobiografike, ajo për faktet e jetës dhe ta kesh atë nuk është një avantazh. Të kujtosh çdo dhimbje, keqardhje, përvojë traumatike është si të burgosesh në një ekzistencë vuajtëse.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se mjegulla e trurit në vetëvete nuk është një diagnozë, sëmundje apo çrregullim, sipas Dr. Sabina Brennan, një neuroshkencëtare dhe autore e librit “Beating Brain Fog”, (të mundësh mjegullën e trurit). Por ky fenomen, i njohur si lodhje mendore, i konsideruar ndryshe si sinonim ose simptomë e mjegullës së trurit, është i vërtetë.

Ky mosfunksionim, përjetohet nga rreth 600 milion njerëz në nivel global, përfshirë Brennan e cila, si pasojë e sindromës Sjögren, një çrregullim kronik autoimun, ndjeu se po formonte fjali me lëvizje të ngadalta dhe ngatërronte fjalimet e saj.