Celebrities Gossip Music

Suksesi mban emrin e tij, Amadeus konfirmohet në krye të Sanremos edhe për dy vitet e ardhshme!

Edhe për dy vite të tjera, pra 2023 dhe 2024, në krye të Sanremos do të jetë Amadeus. Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat italiane dhe nga vetë drejtori artistik. Edicioni i 73-të dhe i 74-ët i këtij festivali i është besuar të njëjtin emër, i cili ka drejtuar dhe moderuar për 3 vjet me radhë tashmë edicionin më të rëndësishëm të muzikës italiane.

Duke drejtuar edhe për dy vitet e ardhshme festivalin, Amadeus barazohet me Mike Bongiorno në vitet ’60 dhe Pippo Baudo në vitet ’90. Suksesi i fundit i Amadeus jo vetëm për rekordet e shikueshmërisë, por edhe për nivelin e lartë të shfaqjes, kanë bindur CEO-n e Rai-t, Carlo Fuortes, së bashku me drejtorin, Stefano Coletta, t’i besonin atij çelësat e Ariston-it edhe për dy vite të tjera.

Fiorello, madje, bëri edhe shaka për drejtimin e Amadeus në Sanremo, më pak se një muaj më parë kur tha se:

Amadeus tashmë ka pranuar të bëjë edhe festivalin e katërt dhe të pestë dhe unë do të jem përsëri.

Sipas të dhënave të fundit të mediave, edicionet e fundit të drejtuara nga Amadeus kanë qenë festivalet më të ndjekura në 20 vitet e fundit. Sjellim në vëmendje se Mahmood & Blanco fituan festivalin “Sanremo 2022” me këngën “Brividi”.

Rikujtojmë gjithashtu se ish-banorja e “Big Brother Vip”, Antonela Berisha bëri me dije lajmin e pjesëmarrjes në “Sanremo 2022”, ku lajmëroi ndjekësit e saj duke ripostuar artikujt italianë, ndërkohë që nuk munguan urimet e ndryshme dhe komentet pozitive për ish-konkurrenten e “Big Brother”.

Ajo ka folur rreth eksperiencës së saj në disa intervista televizive, ku tregoi se është e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, kryesisht në intervista të ndryshme me VIP-at. Por cila ishte e vërteta e pjesëmarrjes së saj në këtë event? Zbuloni më shumë në këtë link.